English

Krishtlindje, Betlehemi i shenjtë mbushet nga pelegrinët, një rekord me mbi 90 mijë besimtarë

Betlehem, 25 dhjetor, NOA – I favorizuar nga një mot i bukur me diell dhe një klimë e butë, Betlehemi vendi i shenjtë ku lindi Jezu Krishti, Shpëtimtari i njerëzve në botë, ishte mbushur si rrallëherë nga mijëra pelegrinë nga e gjithë bota. Në një zurmhur gjuhësh të ndryshme i tërë Betlehemi i shenjtë që nga sheshi ku ofrohet për ngrënë e deri në bazilikën e Lindjes së Krishtit, në një siguri të policisë palestineze kishin mbërritur nga anekënd botës për t’iu bashkuar Lindjes së Krishtit në Betlehem të paktën 90 mijë pelegrinë.

Një dyndje e tillë është cilësuar si rekord në këtë festë Krishtlindjes, ndërkohë që mediat ndërkombëtare informojnë se janë ezauruar të gjithë hotelet ndërsa janë boshatisur shitoret e artikujve religjozë.

Sipas mediave ndërkombëtare ky ishte numri më i lartë i pelegrinëve të krishterë në këto dhjetë vitet e fundit, të dyndur në betlehemin e shenjtë.

Betlehemi apo vendi ku lindi Jezu Krishti nga barku i virgjëreshës Mari nuk është vizituar nga të krishterët e Irakut, të cilët pas kërcënimeve talebane për sulme terroriste mbi kishat e tyre, nuk kanë vizituar Betlehemin këto krishtlindje.

mit/NOA
KOMENTE