Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindja e Krishtit, Meta: Sa më shumë paqe dhe dritë për shqiptarët
English

Lindja e Krishtit, Meta: Sa më shumë paqe dhe dritë për shqiptarët

Tiranë, 25 dhjetor, NOA – Pas kthimit nga Shkodra ku u uroi Krishtilindjet banorëve të përmbytur të komunës së Bushatit, një nga komunat më të pushtuara nga uji në këto javë të dhjetorit, Zëvendëskryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vizituan sot në drekë edhe Selinë e Kishës Katolike në Tiranë, ku u mikpritën nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita. Zëvendëskryeministri përmes prononcimit të tij për mediat u përcolli të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ortodoksë dhe katolikë kudo që ndodhen urimet më të sinqerta e të përzemërta.

“Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe dhe dritë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më i mirë’, tha ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Ilir Meta.

Rishtas zëvendëskryeministri Meta drejtoi një urim të veçantë për popullin e Shkodrës, që po kalon momente të vështira për shkak të situatës së përmbytjeve.

“Mbi të gjitha dua që ky urim t’u shkojë të gjitha atyre familjeve shkodrane që në këtë fund viti përballen me një fatkeqësi natyrore, dhe të cilët kanë nevojë për durim, mundim, sakrifica të veçanta, që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë”, uroi zëvendëskryeministri Ilir Meta nga Katedralja e Shën Palit në kryeqytet.

mit/NOA
KOMENTE