Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përleshje fetare në ditën e Krishtlindjes, 11 të vdekur
English

Përleshje fetare në ditën e Krishtlindjes, 11 të vdekur

Nigeri, 26 dhjetor NOA - Të paktën 11 persona janë vrarë në këtë ditë Krishtlindjesh, gjatë sulmeve kundrejt dy kishave në Maiduguri në Nigerinë verilindore.

Kanë qenë dhe rreth 20 të tjerë të cilët mbetën të plagosur si rrjedhojë e përfshirjes në shpërthimet e shumta që kanë ndodhur në Jos.

Lajmi është pohuar nga burime zyrtare. Zyrtari lokal Gregory Yenlong nga shteti Plateau, tha se ai i ka numëruar 11 kufoma në dy vende të goditura nga shpërthimet e bombave, në qytetin qendror Jos. Sipas tij, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Jos është qendër e një hapësire me përplasje etnike dhe dhunë, që shpeshherë shpërthen përgjatë linjave religjioze ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.

Në këtë rajon, tensionet mes komuniteteve krishtere dhe myslimane janë tejet të pranishme dhe dhuna fetare ka shkaktuar vdekjen e shumë personave gjatë këtyre viteve të fundit.

Gjatë këtij viti, nga incidentet e dhunshme në Nigeri, janë vrarë më se 500 vetë. Kurse gjatë sulmeve të Jos janë numëruar 32 të vdekur dhe 74 të plagosur, një informacion ky i dhënë nga Komisari Abdulrahman Akano, përgjegjës për shtetin e Plateau. Akano pohoi se kanë qenë 7 shpërthime.

r.b/NOA

KOMENTE