Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodra nderon meshtarët e saj me titullin “Mirënjohja e qytetit”
English

Shkodra nderon meshtarët e saj me titullin “Mirënjohja e qytetit”

Shkodër, 25 dhjetor, NOA-Qyteti i Shkodrës ka nderuar ditën e sotme meshtarët e kishës Ortodokse me titullin “Mirënjohja e qytetit”, me motivacion, “Për kontributin në përhapjen e lirisë fetare në Shkodër”, ky titull është dhënë nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

At Nikolla Petani, udhëheqësi kryesor i Kishës Ortodokse të Shkodrës, i cili mori në dorëzim titullin, ka falenderuar Këshillin e Bashkisë së Shkodrës për nderimin që iu bë atij dhe bashkëpunëtorëve më të afërt.
At Petani, tha se “kjo festë për komunitetin e ortodoksëve të Shkodrës ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ky nderim, është një nxitje, jo vetëm për ne si meshtarë, por në përgjithësi edhe për të gjithë komunitetin ortodoks që jeton në qarkun e Shkodrës”, përfundoi fjalën e tij At Petani.

a.y/NOA
KOMENTE