Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Surprizat joshëse të fundvitit në TV, ja programet e Tring Digital
English

Surprizat joshëse të fundvitit në TV, ja programet e Tring Digital

Me rastin e festës së fundvitit, nga Agjencia NOA publikohet i plotë, programi i kanaleve tematike të Tring Digital,

Tiranë, 25 Dhjetor 2010 NOA/ Petrika Grosi - Mes programacionit të zgjedhur e të pasur me evente dhe premiera të panumërta, zhanre të ndryshme emisionesh, reality show, filma të të gjitha kategorive, telenovelat më të dashura për publikun shqiptar, platforma më e suksesshme dhe novative e viteve të fundit, që flet shqip, Tring Digital, ofron suprizat me joshëse në ekranin tuaj, të cilat do t’u bëjnë ta mbani frymën pezull para ekranit, qofshi të vegjël a të mëdhenj, femra apo meshkuj...

Mes filmave, emisioneve dhe reality show, të cilat propozohen për publikun shqiptar kudo që ndodhet nga kanalet e shumta te Tring Digital, do te veçonim disa tituj që nuk duhen humbur, të cilat përbëjnë dhe surprizat festive në transmetimin e kësaj platforme, që deri më tash është shfaqur gjithnjë e më tepër me ide te reja, grintë dhe ambicje, gjithmonë në eksplorim të risive, pa harruar traditën dhe në përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë, duke e tejkaluar madje raportin qe normalisht duhet te ketë çmimi me cilësinë.

Ky sukses, padyshim qe vjen edhe falë projekteve gjigante skenike, spektakleve ekskluzive, emisioneve të reja dhe gjithëpërfshirëse me një staf profesional dhe filmave e serialëve më të suksesshëm botërorë të viteve të fundit, të cilat janë të ndryshme por bashkohen njëherësh nën siglën e Tring.

E para ndër suprizat e fundvitit për publikun shqiptar, natyrisht që s’mund të ishte tjetër veç argëtimit, pasi të gjithë kanë nevojë të qeshin më shumë në atmosferën festive të Krishtlindjeve dhe të ndërrimit të viteve.

Kështu, Tring ofron një mbrëmje speciale, me një përmbledhje të puntatave më të mira të spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”.

Sezoni i ri i këtij spektakli, sikundër dhe pritshmëria, ka qenë një tjetër sukses i treshes më të dashur të aktorëve komikë shqiptarë “Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi”, të cilët bashkë me Lisa Kujovskën dhe pjesën tjetër të stafit kanë ditur të krijojnë situatat më groteske e komike të mundshme, në një mënyrë origjinale dhe nën një liri improvizuese që e bën edhe më origjinale këtë shfaqje.

Sikurse e kemi vënë re të gjithë, spektakli nuk ka nevojë për kostume, skenografi dhe detaje të tjera… Mjafton një apartament i arreduar, orientimet e moderatorit Turjan Hyska, për aktorët dhe ata sakaq krijojnë situatat me fantazinë dhe talentin e tyre.

Ndonëse nuk ka nevojë për reklamë, dy fjalë nuk mund të lihen pa thënë për magjinë skenike që krijojnë katër aktorët së bashku, dhe të qeshurat e pafundme, që në një moment apo në një tjetër nuk lënë asnjë spektator pa e përfshirë.

Detajet, fantazia dhe mbi të gjitha profesionalizmi i Dedës, Mamaqit, Zenelajt dhe Kujovskës bënë që edhe pa pasur një skenar të mirëfilltë, kjo shfaqje të ishte një sukses në improvizimin e humorit. Tematika vjen e larmishme dhe aktuale, gjithashtu nuk mungon humori i hollë dhe sensibiliteti krahas politikës, probleme sociale, apo shfaqjeve mediatike të personave të ndryshëm.

Një spektakël që nuk përjashton asnjë kategori dhe asnjë moshë, që nga fshatari i harruar në skajet më të largëta të vendit, deri tek VIP-at, një shfaqje që gjithashtu nuk njeh as kohë, pasi trajtohen me fantazinë e aktorëve ngjarje dhe personazhe të ndryshme në vende nga më normalet apo më të çuditshmet.

Kemi parë sesi aktorëve u ka mjaftuar vetëm një tavolinë e thjeshtë e përmbysur, për ta shndërruar atë në varkë apo vapor dhe këtë e bëjnë mu para syve tanë, ndoshta edhe më të besueshme si situatë edhe sikur të kishim qenë mbi një vapor të vërtetë. E pra, dhe nga ana artistike, një emision fin, jashtë banales dhe skenarëve të rëndomtë, i cili kryen më së miri misionin e artit, që përmes gënjeshtrës, sajimit apo trillit artistik, na përcjell të vërtetat e mëdha, të dhimbshme apo komike qofshin, gjithsesi, të trajtuara me mjeshtëri skenike na bëjnë të gjithë të mos mbajmë dot të qeshurat.

Një komunikim i shkëlqyer i aktorëve me publikun, i cili duket edhe në marrjen e batutave të këtij spektakli dhe futjen e tyre për përdorim nga shqiptarët në momente të ndryshme të jetës së tyre të përditshme.

Shpesh, aktorëve u mjafton një detaj i vogël, për të marrë spunto dhe për të krijuar “perla” të vërteta humori, personazhe, ndodhi e situata që na bëjnë të qeshim, por dhe të meditojmë duke pasur gjithmonë në fund atë shijen e veçantë të një gote vere të mirë, që të shijon gjatë por edhe pas pirjes së saj.

Hera-herës, mjaft që të shohë plastikën, gjestet apo mimikën e aktorëve dhe publiku nuk përmban dot të qeshurat, këtë spektakël humori që argëtimin e ka të garantuar.

Përveç “Apartamenti “2XL”, festat e fundvitit sjellin në TRING, një nga reality show-t më të suksesshëm botërorë, që për nga fama dhe vlerësimet, sipas kritikës ndërkombëtare dhe blogjeve të shumta në internet e kalon edhe suksesin e Big Brother. Një reality që na tregon se realiteti mund t’ia kalojë edhe fantazisë më të madhe e më të harbuar që mund të kishit! Situata e skenare të paimagjinueshme, qoftë dhe nëpër filma, të cilat për regjisor të vetëm kanë realitetin.

Bëhet fjalë për reality show-n e ri, të quajtur “Cheaters” (Mëkatarët), një tjetër ekskluzivitet që mund të ndiqet vetëm në Tring Digital. Imagjinoni, një emision life, pa filtrin e autorëve, i prirur drejt zbulimit të së vërtetës. Të gjithëve në jetën tonë në çift, pa përjashtim, në momente të caktuara na kalon ndërmend dyshimi mbi besnikërinë e partnerit. Por, më e dhimbshme dhe dramatike akoma është përballja me faktet dhe reagimi i palëve pasi dikush kapet “Mat”.

Një gjuhë narrative, e cila ka meritën e gjetjes të së mesmes së artë mes kristalizimit të fiksionit, (trillimit) dhe klisheve teatore e artistike të nxjerra për qindra e qindra vjet nga teatri, romanet apo kinemaja. Një format reality show me të vërtetë i pashoq dhe drithërues, i cili nuk mund të zbatohej askund më mirë, sesa në Amerikë. Po për çfarë bëhet fjalë? Ju ndodh papritur që gjatë muajve të fundit bashkëshorti të justifikohet vazhdimisht për një ngarkesë të madhe pune, takime të pafundme që e mbajnë larg shtëpisë?

E dashura juaj nis dhe kalon shumë kohë në zyrë, e shqetësuar për punën e saj apo ndonjë projekt që e përmend shpesh se e ka përzemër? Dhe ju dashur pa dashur bluani në mendje, po sikur të fshihet diçka tjetër pas gjithë kësaj?!

Zgjidhja është e thjeshtë, një telefonatë drejtuesit të emisionit dhe në dispozicionin tuaj vihen sakaq një sërë njerëzish, specialistë, dedektivë dhe investigues, aparatura të sofistikuara dhe teknologji përgjimi për ta ndjekur partnerin hap pas hap dhe për të zbuluar në fund se cila është e vërteta. \po cila është mënyra si partneri mashtron kur krijon një flirt apo lidhje paralele? Po përballja e tij me zbulimin e faktuar që i bëhet nga trupa investiguese dhe nga personi i tradhtuar?

Të gjitha këto emocione i përcjell vetëm ky reality show, me të vërtetë unik në llojin e vet. Pasi trupa e “Cheaters” vërteton “mëkatarin” mbetet në dëshirën e të tradhtuarit apo të tradhtuarës nëse do që pamjet demaskuese të shfaqen apo jo. E përfytyronit dot një gjë të tillë brenda një reality show? Ja vlen të mos humbet!

Më tej një tjetër surprizë për festat e fundvitit e programacionit të Tring është seriali “Leverage”. Ideja t’u vjedhësh të pasurve për t’ua dhënë të varfërve në fakt, i përket Robin Hudit, por Tnt, mendoi që ta sillte më aktuale këtë në ditët e sotme nën një kontekst modern, ku të dëmtuarit janë kompanitë multinacionale.

Seria e krijuar nga Dean Devlin bën fjalë për një grup “kriminelësh të mirë”, të cilët kanë për qëllim të mashtrojnë dhe të vjedhin para nga shumëkombëshet, për t’ua dhënë më pas njerëzve të varfër që jetojnë në skamje të plotë. Protagonist është Nate Ford, një ish investigues i sigurimeve, i cili nis ta shohë jetën me sy tjetër në momentin kur djali i tij i sëmurë vdes për shkak të mungesës së kurimit, që pikërisht shoqëria ku ai punonte refuzoi ta paguajë. Nate vendos se ka ardhur moment që këto sipërmarrje të mëdha e të pamëshirshme të mos shfrytëzojnë më gjakun e të pafajshmëve.

Kështu ai bashkohet dhe nis të punojë me të gjithë që njësoj si Nate, mendojnë për t’i dëmtuar kompanitë e mëdha shumëkombëshe. Në këtë pikë lind “Leverage Consulting”, që siç thotë dhe vetë fjalë “leverage”, tamam si një “levë”, do të ndihmojë të gjithë ata njerëz që kanë nevojë të vendosin drejtësinë në vend kundrejt kompanive që mendojnë vetëm si e si të gllabërojnë paratë pa asnjë skrupull njerëzor.

Që Nate të realizojë idealet e tij dhe planet për të mashtruar kompanitë e fuqishme shumëkombëshe mbetet organizimi i një grupi specialistësh të fushës dhe të mashtrimit. Bashkë me Sofie, Eliot, Hardison dhe Parker, Nate do të hidhet në aksion. Një serial interesant që në vitet 2008-2010 u vlerësua ndër dhjetë serialet më të mira në SHBA.

Për fëmijët, një premierë e shumëpritur që vjen me rastin e ndërrimit të viteve vetëm në TRING DIGITAL është është “Planet 51”. Ky animacion 3D për fëmijë e për të rritur vjen i dubluar në shqip nëkanalin Tring-Tring më datën 1 janar.

Filmi i prodhuar vitin e kaluar është cilësuar si animacioni më i mirë me metrazh të gjatë për vitin 2009. Gjithashtu, ai konsiderohet ndër sukseset më të spikatshme të viteve të fundit me një buxhet prej 70 milionë USD dhe fitime nga biletat që arritën në 42 milionë USD. i shkruar nga “babai i Shrekut”, Joe Stillman, subjekti i animacionit Planeti 51 bën fjalë për atronautin amerikan, Kapiten Çarls, i cili ulet në Planetin 51, duke menduar sikur është njeriu i parë që shkel në të. Kapiten Çarli do të zbulojë më tej se ky planet është i populluar nga njerëz të gjelbërt, të cilët i ngjajnë familjeve amerikane të viteve ’50.

Frika më e madhe e këtyre njerëzve është pushtimi një ditë nga forcat aliene. Duke u miqësuar me një prej banorëve të Planetit 51, Kapiten Çarls përpiqet të mos kapet prej banorëve të tmerruar nga alienët, në mënyrë që të rregullojë anijen e tij kozmike dhe të rikthehet në shtëpi.

Kalojmë kështu tek emisionet që propozon Tring, nga të cilat do të veçonim “TIP” dhe “COCTAIL”.

“TIP”, mund të konsiderohet me plot gojë si program më i larmishëm dhe më i mirë për fëmijët në të gjitha ekranet shqipfolëse.

Një program, i cili u dedikohet grupmoshave 10-14 vjeç dhe përmban një sërë rubrikash argëtuese dhe informative për fëmijët, ku trajtohen tema të ndryshme, mënyra jetese dhe sjelljeje qoftë për djemtë dhe për vajzat. Burimi kryesor i materialeve mbetet interneti, si mjeti më i shpejtë i këmbimit të informacionit, me forumet dhe blogjet më të mëdha në ditët e sotme.

Ky emision sipas ndarjes të tij në rubrika trajton kuriozitetet e ndryshme mbi botën e artit, kinemasë, sportit, lojërat në Nintendo apo Play Station dhe të rejat më të fundit, shpikjet e teknologjitë, modën, prodhimet e fundit të makinave, arritjet shkencore dhe risitë teknologjike, që lidhen me fëmijët e kësaj grupmoshe. Rubrika të tjera kanë të bëjnë me fëmijë të ftuar në studio me kafshët e tyre, dhe diskutime mbi to, debate mbi probleme të fëmijëve ,të cilat kalojnë nën filtrin e moderatorëve, lojëra në studio me të ftuarit por edhe me të gjithë fëmijët shqiptarë nëpërmjet telefonatave etj.

Gjithçka për fëmijët brenda këtij formati novativ dhe interesant të eksperimentuar dhe implementuar me sukses të plotë nga stafi i Tring. Fëmijët argëtohen, informohen dhe njëherësh nxiten të fusin në lojë, duke e mprehur logjikën në diskutime e debate të ndryshme mbi temat që lidhen direkt me ta, apo me veprimtaritë, dëshirat, ëndrrat dhe gabimet e mundshme të tyre.

Së fundi, një tjetër emision i veçantë që rekomandohet të mos humbet gjatë ditëve festive në Tring është COCTAIL. Gjithmonë e më pikant, ky format vjen trendi, me prezantuesen e tij dhe thashethemet kryesore të javës. Mënyra e konceptimit të formatit është tejet origjinale dhe konceptimi i rubrikave është gjithashtu jashtë skemave të zakonshme, ku thashethemi apo lajmi ndërthurret me humor, ironi dhe me personazhet speciale të ftuara në çdo puntatë.

Nëse do të vazhdonim të flisnim mbi të gjitha programet e tjera të Tring, duke nisur nga serialet fantashkencë, horror, komedi, aksion, romancë, tek filmat më të fundit shqiptarë e të huaj, ndeshjet më pikante të shpikësve të futbollit (Premier Liga), emisionet e ndryshme, dokumentarët etj., vështirë se do të mbaronim ndonjëherë së shkruari, pasi janë aq shumë sa dhe publiku vihet në dilemë mbi kanalin ku duhet të ndalet.

Një arsye më tepër kjo se përse shqiptarët duhet të zgjedhin platformën Tring Digital, e cila nuk njeh kufij.

p.g/e.r/NOA

Nesër dhe pasnesër, lexoni detaje mbi programet edhe të Digitalb, Vizion Plus, Tv Klan dhe Top Channel

KOMENTE