Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të paktën 11 të vrarë nga shpërthimet në Natën e Krishtlindjeve
English

Të paktën 11 të vrarë nga shpërthimet në Natën e Krishtlindjeve

Jos (Nigeri), 25 dhjetor, NOA - Nga shpërthimet në Natën e Krishtlindjeve në rajonin e trazuar qendror të Nigerisë, janë vrarë së paku 11 vetë, thonë zyrtarët.

Zyrtari lokal Gregory Yenlong nga shteti Plateau, i tha AP-së se ai i ka numëruar 11 kufoma në dy vende të goditura nga shpërthimet e bombave, në qytetin qendror Jos, të premten në mbrëmje.

Sipas tij, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Jos është qendër e një hapësire me përplasje etnike dhe dhunë, që shpeshherë shpërthen përgjatë linjave religjioze ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.

Gjatë këtij viti, nga incidentet e dhunshme në këtë rajon, janë vrarë më se 500 vetë.

a.k/NOA

KOMENTE