Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhemajli: Albin Kurti takohet me agjentë serbë, Vetëvendosje ka elementë sllavë
English

Xhemajli: Albin Kurti takohet me agjentë serbë, Vetëvendosje ka elementë sllavë

Prishtinë, 25 dhjetor, NOA - Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Muharrem Xhemajli deklaroi se brenda Lëvizjes “Vetëvendosje” ka elemente sllave.

Në një intervistë dhënë mbrëmjen e djeshme për një televizion kosovar, Xhemajli ka hedhur akuza edhe ndaj kreut të kësaj Lëvizje, Albin Kurti, të cilin e ka përmendur lidhur me një takim me pjesëtarë të shërbimit sekret serb.

“Ai pas luftës dhe lirimit nga burgu ka mbajtur kontakte të vazhdueshme deri në vitin 2004 me inspektorë të shërbimit sekret serb dhe me njerëz të armatës serbe. Këtu vlen të përmenden vëllezërit Daçiç nga Klina, me të cilët është parë Kurti në takime. Njëri prej tyre është inspektor i shërbimit sekret serb dhe tjetri oficerë i armatës serbe”, deklaroi Xhemajli.

Ai ka shprehur keqardhje që disa bashkëluftëtarë të UÇK-së janë pjesë e kësaj Lëvizje, duke përmendur gjeneralin Rexhep Selimi. Ai ka hedhur poshtë akuzat se OVL e UÇK-së po mbron interesat e PDK-së dhe Hashim Thaçit.

“Kjo nuk qëndron, sepse ne po mbrojmë vlerat e UÇK-së në këtë rast dhe se dihet se Hashim Thaçi ka qenë një nga kryesuesit e kësaj ushtrie”, theksoi Xhemajli.

NOA

KOMENTE