Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në Gjermani serbi i akuzuar për krime lufte
English

Arrestohet në Gjermani serbi i akuzuar për krime lufte

Berlin, 26 dhjetor, NOA-Është arrestuar në Gjermani një i akuzuar serb për krime lufte, anëtar i një njësie paramilitariste serbe.

Zoran Obradoviç është kapur në Gjermani para disa javësh, bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë në Berlin.

“Gjykata e Lartë e Frankfurt mbi Majn ka miratuar ekstradimin e tij për në Serbi”, vijoi më tej ajo.

Ndërkaq Obradoviç ka paraqitur ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese gjermane. I akuzuari për krime lufte, Zoran Obradoviç ka qenë anëtar i “Çakallëve”, një njësie paramilitariste serbe, e cila ka qenë aktive në kohën e luftës në Kosovë.

a.y/NOA
KOMENTE