English

PS: Ruli të rrëfehet në prokurori për shkeljen e ligjit

Tiranë, 26 dhjetor – Selia rozë në vijim të akuzave ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, i cili kur drejtonte këtë dikaster injoroi mendimin e kuvendit duke ndryshuar vetë në mënuyrë të kundraligjshme kushtet e kontratës koncesionare të një kompanie të kromit për të investuar miliona euro, veçanërisht për përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në minierën e Bulqizën, i ka kërkuar sot ish-ministrit të Ekonomisë të rrëfejë për këtë shkelje të ligjit në prokurori. Ka qenë rishtas deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, i cili e akuzoi sot ministrin aktual të Bujqësisë se i ka falur gjobën kompanisë së kromit në Bulqizë, DARFO.

Sipas PS-së ministri Ruli jo vetëm ka shkelur ligjin, por ka treguar edhe bujarinë e tij duke shkelur me të dyja këmbët ligjin dhe duke i falur kësaj kompanie koncesionare edhe borxhin prej 1.6 milion eurosh, duke e justifikuar atë me rimbursimin e TVSH-së.

Deputeti Tahiri theksoi gjatë konferencës së sotme për shtyp se ish-ministri i Ekonomisë jo vetëm ka shkelur ligjin, por i ka shkaktuar edhe një dëm të madh ekonomisë.

Më herët ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli ishte akuzuar nga PS edhe për privatizimin e jashtëligjshëm të ish-Ekspozitës Shqipëria Sot.

mit/NOA
KOMENTE