English

Scarlett Johansson dhe Ryan Reynolds: Divorci është zyrtar

Los Anxhelos, 26 dhjetor NOA - Ryan Reynolds dhe Scarlett Johansson kanë zyrtarizuar divorcin e tyre në Los Anxhelos.

Regjistrat e gjykatës tregojnë se aktorët kanë nënshkruar dokumentet e divorcit ditën e djeshme, duke përmendur dallimet kontradiktore.

Çifti, ajo 26 vjeç, ai 34 vjeçar, të cilët u martuan në shtator të vitit 2008, e dhanë njoftimin e divorcit të tyre më 14 dhjetor të këtij viti që po mbyllet.
Të dy hoqën dorë nga detajet e tjera të divorcit. Çifti kishte blerë vetëm një vilë prej 2.8 milionë dollarësh në Los Anxhelos në muajin gusht 2010.

r.b/NOA

KOMENTE