Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi i tërbimit nga Wikileaks
English

Shpërthimi i tërbimit nga Wikileaks

Nga Peter Singer

A është e mundur diplomacia e hapur?

Në universitetin Princeton, Woodrow Uilson i cili ishte president i universitetit përpara se të bëhej president i SHBA-së, nuk është kurrë larg. Imazhi më i madh se jeta e tij shfaqet në gjithë sallën e ngrënies në Kolegjin Uilson, ku unë jam një ndjekës dhe Shtëpia e Perspektivës, objekti i ngrënies i stafit akademik ishte shtëpia e familjes kur ai udhëhoqi universitetin.

Kështu që kur tërbimi shpërtheu në lirimin e kohëve të fundit të Wikileaks të çerek-milion kabllove diplomatikë, unë kujtova fjalimin e 1918 të Uilsonit në të cilin ai kishte vënë përpara “Katërmbëdhjetë Pikave” për një paqe të drejtë për të përfunduar Luftën e Dytë Botërore. E para e këtyre katërmbëdhjetë pikëve lexon:”besëlidhja e hapur e paqes mund të arrijë atë pas së cilës me siguri do të jetë një aksion privat kombëtar, se vendime të çfarëdo lloji, por diplomacia do të vazhdojë gjithmonë sinqerisht dhe në pikëpamjen publike”.

Është kjo një ideale që mund ta marrim seriozisht? Është themeluesi i Wikileaks një ndjekës i vërtetë i Woodrow Uilson? Uilson ishte i paaftë për të marrë Traktatin e Versajës për të reflektuar plotësisht katërmbëdhjetë pikat e tij ndonëse përfshiu disa prej tyre, përfshirë dhe marrëveshjen me një shoqatë të shtetit që provoi të jetë pasardhës i së sotmes së SHBA-së. Por Uilson pastaj dështoi për të marrë senatin e SHBA-së në ratifikimin e marrëveshjes në të cilën përfshiu besëlidhjen e Bashkimit të Kombeve.

Shkrimi në gazetën “The New York Times” në fillim të këtij muaji i Pol Schroeter, një profesor i historisë, argumentoi që diplomacia e hapur është shpesh “me të meta për vdekje” dhe i dha si shembull nevojën për negociata sekrete për të arritur marrëveshjen me Traktatin e Versajës. Meqë Traktati mbarti përgjegjësi të konsiderueshme për ringjalljen e nacionalizmit gjerman që udhëhoqi në rritjen e Hitlerit dhe Luftës së Dytë Botërore,ajo ka një kërkesë të drejtë për të qenë traktati më shkatërrues i paqes në historinë njerëzore.

Për më tepër është e vështirë të imagjinosh se nëqoftëse propozimet e Uilsonit kishin formuar bazën e paqes dhe kishin vendosur një ton për të gjitha negociatat e së ardhmes, historia e Europës në shekullin e njëzet mund të kishte qenë me keq se sa ishte aktualisht. Kjo e bën Traktatin e Versajës një shembull të dobët për tu përdorur në demonstrimin e dëshirueshëm të fshehtësisë në negociatat ndërkombëtare.

Qeveria e hapur është pa limite, një ideal që ne të gjithë mund ta kemi fat. Presidenti amerikan Barack Obama e miratoi atë kur mori zyrën në Janar të 2009. “Duke filluar nga sot” i tha ai kabinetit të sekretarisë dhe stafit, “çdo degë dhe departament duhet të njohë që kjo administratë qëndron në anën e atyre që nuk kërkojnë ta fshehin të vërtetën si informacion, por ata të cilët kërkojnë për ta bërë atë të njohur”. Ai pastaj vuri në dukje që nuk do të kishte përjashtime për politikën e tij për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë kombëtare. Dhe Sekretari i Mbrojtjes kishte pranuar gjithsesi që rrjedhjet e fundit ishin të turpshme dhe të pakëndshme për SHBA-në dhe pasojat e tyre për politiken e jashtme ishin modeste.

Disa nga rrjedhjet kabllore janë thjesht opinione dhe jo më shumë se sa thashetheme rreth liderëve kombëtarë. Por për shkak të rrjedhjes ne dimë për shembull që qeveria Britanike ngriti me sa duket një hetim të hapur rreth çështjes së luftës së Irakut,ajo gjithashtu i premtoi qeverisë Amerikane që mund “të vendoste masa në vend për të mbrojtur interesat e tua.”Qeveria Britanike duhet të ketë mashtruar publikun dhe vetë parlamentin.

Në mënyrë të ngjashme kabllot zbulojnë atë që Ali Abdullah Saleh i gënjeu popullit të tij dhe parlamentit rreth burimeve të sulmeve ajrore të SHBA-së kundër Alkaedas në Jemen duke u thënë atyre që ushtria e Jemenit ishte burimi i bombave.

Ne gjithashtu kemi mësuar shumë rreth nivelit të korrupsionit në disa regjime që SHBA-ja mbështet si ato në Afganistan dhe Pakistan dhe në vende të tjera me të cilat Amerika kishte marrëdhënie miqësore,sidomos Rusia. Ne tani dimë që familja mbretërore Saudite kishte qenë duke bërë thirrje SHBA-së për të ndërmarre një sulm ushtarak në Iran për ta parandaluar atë të bëhet e aftë në prodhimin e armëve bërthamore. Këtu ndoshta ne kemi mësuar diçka për të cilat qeveria Amerikane meriton kredi: ajo i ka rezistuar atij propozimi.

Njohuria është konsideruar në përgjithësi një gjë e mirë; me sa duket të njohësh shumë se si mendon dhe vepron Amerika përreth botës është gjithashtu mirë. Në demokraci qytetarët kanë kaluar në gjykim qeveritë e tyre dhe nëqoftëse ata janë mbajtur në errësirë për atë çfarë qeveria e tyre bënte ata nuk mund të jenë në pozitën për të bërë vendime me themele të shëndosha. Madje edhe në vendet jodemokratike populli ka interesin legjitim në njohjen e veprimeve të bëra nga qeveria.

Megjithatë nuk mund të jetë gjithmonë çiltërsia më e mirë se fshehtësia. Mendoj që diplomatët Amerikanë kanë zbuluar që jetesa e demokratëve nën diktaturën e një ushtrie brutale ishin negociatat me oficerët më të ulët për të organizuar një grusht shteti për të rivendosur demokracinë dhe rregullat e ligjit. Unë mund të shpresoj që Wikileaks mund të mos publikojë një kabllo në të cilën diplomatët informojnë eprorët e tyre për komplotin.

Çiltërsia respektivisht është si pacifizmi: ashtu si nuk mund të përqafojmë një çarmatim komplet ku të tjerët rrinë gati për të përdorur armët e tyre, kështu që Woodrow Uilson me diplomacinë e hapur është një ideal fisnik që nuk mund të realizohet plotësisht në botën në të cilën ne jetojmë.

*Peter Singer është Profesor i Bioetikës në Universitetin e Princeton-it dhe autori më së fundit i “Jeta që ti mund të shpëtosh: Duke vepruar tani për fundin e një bote të Varfër”

KOMENTE