Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Orikumit, protesta para bashkisë për tokat
English

Banorët e Orikumit, protesta para bashkisë për tokat

Orikum, 27 dhjetor, NOA – Çështja e pronave vazhdon të mbetet një problem i nxehtë për banorët e zonës së Orikumit. Edhe gjatë ditës së sotme banorë të Orikumit kanë protestuar për njohjen e pronave dhe marrjen e dokumenteve nga pushteti vendor.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se dhjetëra banorë janë duke protestuar sot përpara godinës së Bashkisë së Orkumit.

Me parulla në duar bëjnë thirrje për njohjen e pronave të tyre. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se nuk ka numër të madh forcash police, në krahasim me tubimet e mëparshme që janë zhvilluar në këtë qytet.

Në tokat që banorët kanë me dokumente, persona që i kanë marrë në përdorim në bazë të ligjit kanë filluar ndërtimet. Një gjë e tillë ka bërë që të gjithë banorët të kundërshtojnë vendimet.

Pak ditë më parë, pati edhe një përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për një ndërtim që po kryhej dhe i cili është pezulluar. Krerë të bashkisë kanë pohuar se në Orikum ka shumë toka që janë me 2 apo 3 pronarë e megjithatë presin që parlamenti t’i japë një zgjidhje situatës përmes ligjeve.

a.k/NOA

KOMENTE