English

Del Piero, baba për të tretën herë

Torino, 27 dhjetor NOA - Pak fjalë, madje shumë pak, por emocione të mëdha, të cilat janë shfaqur në formë gëzimi dhe shpërthimi të papërmbajtshëm. Alessandro Del Piero është bërë baba për të tretën herë.

Kapiteni i Juventusit njoftoi këtë ngjarje nëpërmjet faqes së tij personale të Facebook, ku menjëherë ka marrë mijëra mesazhe nga të gjithë admiruesit e tij. “Lindi”, - shkroi Del Piero në profilin e tij.

Momentalisht nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me emrin e fëmijës së tretë.

Djali i parë, Tobias, ka lindur më 22 tetor të 2007, ndërsa vajza e dytë Dorotea lindi më 4 Maj të 2009.

r.b/NOA

KOMENTE