Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dorëzohet dosja e shkeljeve të ministrit Ruli, PS: Drejtësia të dënojë Genc Rulin
English

Dorëzohet dosja e shkeljeve të ministrit Ruli, PS: Drejtësia të dënojë Genc Rulin

Tiranë, 27 dhjetor, NOA – Ashtu sikundër lajmëroi të dielën, Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri dorëzoi sot në prokurori dosjen që denoncon me fakte shkeljet e ligjit nga ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Në një prononcim për mediat, deputeti socialist theksoi se dosja e depozituar përmban shkeljet flagrante të ligjit si dhe denoncon xhiron marramendëse të parave që Genc Ruli ka realizuar me firmën e tij për ndryshimin e koncesionit të minierës së Bulqizës, duke anashkaluar parlamentin.

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli aktualisht ministër i Bujqësisë akuzohet prej disa ditësh nga PS se në mënyrë të kundraligjshme dhe duke injoruar krejtësisht Kuvendin, ka ndryshuar kushtet e kontratës koncesionare për kompaninë e nxjerrjes së kromit DARFO duke e shtyrë detyrimin e kësaj kompanie për të investuar miliona euro, veçanërisht për përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në minierë, dhe që duke shkelur ligjin i ka falur kompanisë borxhin prej 1.6 milion eurosh duke e lidhur atë me rimbursimin e TVSH-së.

Gjatë prononcimit të tij për mediat, deputeti Tahiri deklaroi se “pandëshkueshmëria do të kthehet nga shqetësim serioz në rutinë nëse nuk ndëshkohet as ky rast i pakontestueshëm arrogance i pushtetit të Saliut, që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë duke varfëruar përditë shqiptarët”.

Deputeti Tahiri i bëri sakaq thirrje prokurorisë t’i shqyrtojë me paanshmëri shkeljet e ligjit nga ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli duke vërejtur se “Nëse drejtësia nuk do të funksionojë as për këtë ministër, të zhytur deri në fyt në llumin e korrupsionit të këtij pushteti, që arrin të ndalojë me firmën e vet edhe vendimet e Kuvendit, atëherë jo vetëm drejtësi po as shpresë tek drejtësia s’mund të ketë më për askënd”.

Në këtë kontekst deputeti i PS-së, Saimir Tahiri rishtas ka deklaruar se qeveria e korruptuar e Sali Berishës duhet të largohet nga pushtetit pasi sipas opozitës, me kryeministrin Berisha në krye të ekzekutivit për shqiptarët s’do të ketë as liri e as drejtësi, por vetëm padrejtësi e korrupsion mbi kurriz.

mit/NOA
KOMENTE