Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hally Barry rrëfen fëmijërinë e saj mes dhunës
English

Hally Barry rrëfen fëmijërinë e saj mes dhunës

Los Anxhelos, 28 dhjetor NOA - Hally Berry është hapur në një intervistë të dhënë për CNN, ku ka rrëfyer fëmijërinë e saj të vështirë, me një baba që dhunonte si atë ashtu dhe të ëmën e saj.

Aktorja ka vendosur të tregojë gjithçka për të ndihmuar familjet e tjera që janë në vështirësi dhe gjithashtu ka pohuar se një pjesë të kohës së saj e kalon duke ndenjur në qendër për të ndihmuar gratë e abuzuara.

“Për fëmijët jam vetëm një person që i bën për të qeshur dhe ky fakt më gëzon jashtë mase”, - tha aktorja.

Halle ka rrëfyer për një fëmijëri tepër të vështirë e cila ka kaluar gjithmonë nëpërmjet abuzimeve të babait të saj.

Për këtë arsye aktorja me famë botërore kalon një pjesë të madhe të kohës së saj në qendrën Jenessa në Los Anxhelos, një organizatë që është e përkushtuar për të siguruar mbështetje për të gjitha ato femra që janë arratisur nga marrëdhënie, në të cilat kanë qenë viktimë e partnerëve të dhunshëm.

r.b/NOA

KOMENTE