English

Krishtlindje në Namibi për çiftin e Hollywoodit Angelina Jolie e Brad Pitt

Los Angeles, 27 dhjetor, NOA – Çifti i Holliywoodit, Angelina Jolie e Brad Pitt kanë fluturuar drejt Namibisë, vendit ku erdhi në jetë vajza e tyre e parë biologjike, Shiloh, për të festuar Krishtlindjet. E tërë familja Jolie-Pitt fluturoi përdrejt vendit afrikan, pasi kishte lajmëruar se Krishtlindjet do t’i kalonin diku gjetkë.

Dy aktorët bëjnë të ditur mediat amerikane janë parë në një qendër tregtare të Namibisë me një karrocë të mbushur me lodra e dhurata për fëmijët e tyre.

Dyshja e famshme Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë tre fëmijë, katërvjeçaren Shiloh dhe dy djemtë e birësuar Pax gjashtëvjeçar dhe Maddox nëntë vjeç.

Më ishte ishte lajmëruar se Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të ndaheshin, një lajm i bërë publik nga analisti amerikan i historive rozë Drew Pinsky, i cili kishte parashikuar se mospërputhjet e karakterit nuk do ta lejojnë çiftin më të famshëm të Hollywoodit që të qëndrojnë edhe shumë kohë së bashku në krahë të njëri –tjetrit.

Por, duket se deri më tani ky parashikim i Pinskyt nuk është bërë realitet, pasi dyshja më e bukur e Hollywoodit janë ende bashkë.

mit/NOA
KOMENTE