Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Vasili inauguron spitalin e Lushnjes, premton skaner cilësor
English

Ministri Vasili inauguron spitalin e Lushnjes, premton skaner cilësor

Lushnje, 27 dhjetor, NOA- Ministri Shëndetësisë Petrit Vasili me ftesë të kryebashkiakut të Lushnjës, Albert Sanxhaku ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Lushnjes.

Gjatë kësaj vizite ai është njohur me problematikën në sektorin shëndetësor ndërsa ka evidentuar prioritetet e investimeve, me qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor modern.

“Bashkia e Lushnjës është një nga bashkitë më të rëndësishme, si në pikpamje të peshës ekonomike ashtu dhe të asaj sociale dhe demografike,” tha Ministri Vasili.

“Qëllimi i vizitës time është të njihem nga afër me disa kërkesa në planin infrastrukturor të cilat kryetari i bashkisë i kishte evidentuar nga kontakti i tij i drejtpërdrejtë me institucionet e shëndetit parësor,” shtoi ministri Vasili.

Ai vlerësoi si më prioritar përmirësimin infrastrukturor dhe rritjen e cilësisë së shërbimit parësor, si një shërbim i drejtpërdrejt me komunitetin.

Ai prezantoi ndërtimin e spitalit të ri në Lushnje si dhe pajisjen e tij me aparaturat bashkëkohore dhe specializimin e personelit mjekësor.

Sipas tij, shërbimi spitalor dhe ai parësor duhet të ecin paralelisht për të krijuar kështu një bërthamë të re të sistemit shëndetësor modern.

Në përfundim ministri i Shëndetësisë, bëri me dije se në fillim të vitit, Spitali i Lushnjës do të pajiset me një skaner cilësor dhe pajisje të tjera spitalore ndërkohë që do të vazhdojë specializimi i personelit brenda e jashtë vendit.

a.y/NOA
KOMENTE