English

Themeluesi i 84-vjeçar i revistë “Playboy” fejohet me 24-vjeçaren

Nju Jork, 27 dhjetor, NOA - Themeluesi i revistës “Palyboy”, 84-vjeçari Hugh Hefner kërkon që të martohet me bukuroshen 24-vjeçare, Crystal Harris. Pas një lidhje dy vjeçare, çifti ka zhvilluar dje fejesën, duke parë nga e ardhmja për një martesë të shpejtë.

Hefner ka shpjeguar në faqen e tij në rrjetin social Tuiter, se “kur i ka dhënë unazën Crystal, ka shpërthyer në lotë, dhe ky ka qenë momenti më i veçantë dhe me i bukur i Krishtlindjes në vite”.

Ai ka konfirmuar se unaza që ka dhuruar ka qenë unazë fejese. Për Hefner kjo është gruaja e dytë. Martesa e parë është zhvilluar në vitin me 1959 me Kimberley Conrad dhe u ndan pas 10 vitesh.

a.k/NOA

KOMENTE