English

Ambasada PINK: 61% e shqiptarëve pro martesave brenda të njëjtës gjini

Tiranë, 28 dhjetor, NOA- Debati i fortë nëse duhen legalizuar apo jo martesat mes së njëjtës gjini në Shqipëri është një çështje që do të kërkojë kohën e vet derisa kushtet shoqërore të jenë pjekur mjaftueshëm në këtë vend.

Por pavarësisht kësaj, Ambasada PINK realizoi një sondazh që hedh mjaftueshëm dritë se çfarë mendon për këtë cështje vetë komuniteti LGBT apo personat që e mbështesin kauzën e këtij komuniteti, apo ata të cilët të paktën janë të informuar rreth kësaj kauze.

Në webin pinkembassy.al, gjatë një muaji vizitorët u pyetën në një sondazh online se a duhet të legalizohen martesat mes së njëjtës gjini, një debat ky i inicuar muaj më parë nga kryeministri Sali Berisha.

Opsionet ishin: “Jam dakord që të legalizohen”, “Nuk jam dakord”, “Nuk kam akoma një opinion”, si edhe opsioni “Është ende herët”.

U përgjigjën 88 vetë gjithsej, prej të cilëve 61 për qind ishin dakord, ndërsa 22 për qind nuk ishin dakord për legalizimin e këtyre martesave në Shqipëri.

Vetëm 3 për qind e atyre që morën pjesë në sondazh nuk kishin akoma një opinion.

Ndërsa ajo që është interesante është fakti se 14 për qind e personave u përgjigjën që “nuk është akoma koha”.

a.y/NOA
KOMENTE