English

Dzeko vështirë për në janar, por gjithçka është e mundur

Angli, 28 dhjetor NOA - Që Dzeko është në dëshirat e teknikut të Manchester City, Roberto Mancini, tashmë kjo dihet mjaft mirë, por në deklaratën e tij të fundit, ai lë të kuptohet se një transferim i mundshëm i sulmuesit boshnjak tek City mund të vijë që në muajin janar.

“Kur një lojtar është aq i mirë sa në nivelet e Dzekos, janë të shumtë klubet që tregojnë interes ndaj tij, duhet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë gjatë muajit janar. Transferimi nuk është aspak i thjeshtë, por mundtë them se çdo gjë mund të ndodhë në sportin e futbollit”, - tha ai në një deklaratë për mediat angleze.

Intervistë në të cilën Dzeko mohoi dhe të gjithë zërat që flasim për një largim të mundshëm të Tevez.

r.b/NOA

KOMENTE