Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Hënë e plotë”, Komuniteti Musliman dorëzon dosjet për ngritjen e Universitetit “Bedër”
English

“Hënë e plotë”, Komuniteti Musliman dorëzon dosjet për ngritjen e Universitetit “Bedër”

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – Pas vendimit historik për hapjen e Universitetit të parë për arsimimin e teologëve të rinj muslimanë në vendin amë, Komuniteti Musliman i Shqipërisë, përkatësisht komisioni për hartimin e dosjes së aplikimit pasi përgatiti të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hapjen e Universitetit në Shqipëri ka dorëzuar sot dosjet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kryetari i KMSH-së, Selim Muça firmosi sot kërkesën zyrtare drejtuar Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj për liçensimin e Universitetit që do të themelojë Komuniteti Mysliman.

KMSH, informon se Universiteti plotëson kështu të gjithë ciklin e arsimit pas atij parauniversitar që ka filluar me rihapjen e medreseve në vitin 1991.

Kryesia e KMSH-së në shtator të 2010-ës fillimisht caktoi komisionin që do merrej me hartimin e dosjes së aplikimit, që përbëhej nga, Bujar Spahiu, Genti Kruja, Altin Shima dhe Dorian Demetja.

Pas një pune disa mujore nga komisioni, ata kanë dorëzuar sot zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të gjitha dosjet dhe dokumentet sipas Udhëzimeve përkatëse të Ministrisë për liçensimin e arsimit privat, dosje këto të përbëra nga mijëra faqe.

Universiteti që do të hapet vitin e ardhshëm akademik 2011-2012 do të ketë dy fakultete, pesë departamente dhe tri qendra kërkimore dhe zhvillimore.

Ai do të ketë këtë strukturë:

I. Fakulteti i Shkencave Sociale

Dega e Shkencave Islame

Dega e Shkencave të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Dega e Drejtësisë (Juridikut)

- Qendra Kërkimore për Dialog Ndërfetar

II. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Dega e Gjuhë Letërsisë Angleze

Dega e Gjuhë Letërsisë Turke

- Qendra Kërkimore për Gjuhë Letërsi Shqipe

- Qendra Kërkimore për Gjuhë Letërsi Arabe

Pas propozimit të bërë nga ana e Komisionit të Arsimit, Kryesia e KMSH-së me vendim të posaçëm e ka emërtuar Universitetin me emrin “Bedër”, që në kuptimin terminologjik do të thotë hënë e plotë.

Sipas specialistëve në KMSH, ky term i vendoset universitetit për të nënkuptuar dritën e hënës së plotë që ndriçon errësirën, sikundër edhe drita e dijes që ndriçon mendjet e zemrat bashkë me të edhe shoqërinë.

Por, kuptimi historik i fjalës Bedër, përbën edhe një prej epiteteve dhe cilësive me të cilat u thirr Profeti Muhamed (a.s.) në momentin e hyrjes në Medine, moment që do të hapte epokën e re duke u quajtur edhe si viti i parë i kalendarit Hënor Hixhri, sipas të cilit shënohen të gjitha festat dhe datat e veçanta në Islam.

Bedër është edhe emërtim i një vendi ku kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme në historinë Islame gjatë jetës së Profetit Muhamed (a.s.).

Ndërsa kuptimi simbolik i bashkimit të inicialeve sipas shtyllave bazë të motos së universitetit, BEDËR është bashkimi i inicialeve të fjalëve themel të universitetit, besim

edukim, dije, ëndërr dhe realitet.

mit/NOA
KOMENTE