English

Jesicca Alba në Harper’s Bazaar

SHBA, 29 dhjetor NOA - Ajo do të jetë femra e zgjedhur për kopertinën e “Harper’s Bazaar”. Jessicca Alba duket në një formë të shkëlqyer në revistën popullore të modës.

Në intervistën e dhënë, Jesicca ka pohuar se pas lindjes së dy fëmijëve të saj, gjë e cila ka ndodhur dy vjet më parë, ajo ka mësuar “të falë veten e saj, për faktin që nuk është e përsosur dhe e shqetësuar”.

Duke gjykuar nga imazhet e dhëna mund të themi me siguri se kjo nuk ka të bëjë aspak me paraqitjen e saj të jashtme.
“Vajzat e mia më kanë ndryshuar totalisht çdo perspektivë mbi çdo gjë të jetës sime”, - përfundoi Jesicca Alba.

r.b/NOA

KOMENTE