Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Laptopi shkakton infertilitetin te meshkujt, ja masat e duhura për tu mbrojtur
English

Laptopi shkakton infertilitetin te meshkujt, ja masat e duhura për tu mbrojtur

SHBA, 29 Dhjetor, NOA- Laptopi në prehër mund të shkaktojë probleme të pjellorisë te meshkujt.
Është e vërtetë se atësia është ndoshta larg nga mendimet e të rinjve, por një lloj sjelljesh në ditët e sotme, sidomos tek meshkujt e rinj, mund të jetë një burim i problemeve në të ardhmen lidhur me kapacitetin riprodhues.

Sipas studiuesve në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut mbajtja e laptopit në prehër prodhon një burim ngrohje që më vonë mund të shkaktojë probleme të ndjeshme në prodhimin e spermatozoideve dhe vitalitetin e tyre. Ndaj ekspertët rekomandojnë që laptopi të përdoret i mbështetur në një tavolinë dhe jo në prehër.

40% e probleme të pjellorisë në çifte janë për shkak të infertilitetit mashkullor. Ndër shkaqet kryesore është varikocela e testiteve, (një lloj varice e zgjeruar në damarët e testiteve) e cila shkakton një rritje të temperaturës që ka efekte negative në prodhimin e spermës.
Shkaqe të tjera që lidhen me sterilitetin mashkullor janë defektet në organet gjenitale, disa infeksioneve të shkaktuara nga sëmundjet të transmetueshme seksualisht, prostati (një formë e inflamacionit të prostatës), çrregullimet e sistemit imunitar dhe të hormoneve. Këtu studiuesit paraqesin një seri masash për të mbrojtur nga infertiliteti mashkullor:

- Shmangni përdorimin e bokserave
- Bëni ushtrime fizike çdo ditë
- Ushqehuni me një dietë të shëndetshme
- Shmangni banjat e nxehta
- Reduktoni stresin
- Shmangni ushtrime, veprimtari që prodhojnë nxehtësi ose trauma të zonës gjenitale
- Flini tetë orë çdo natë
- Limitoni kafeinën, jo më shumë se dy filxhanë kafe në ditë
- Evitoni pirjen e duhanit
- Shmangni drogat e ndryshme, përdorimin e tepruar të alkoolit
- Shmangni të fituar peshë të tepërt dhe gjithashtu rënien e menjëhershme të saj.

a.e/NOA

KOMENTE