English

Lily Allen, pas abortit vjen martesa

Los Anxhelos, 29 dhjetor NOA - Pas humbje së dhimbshme të fëmijës së saj, për shkak të një aborti spontan në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Lily Allen duket të jetë rilindur.

Aq shumë saqë i ka premtuar martesën partnerit të saj Sam Cooper. Gjithçka ka ndodhur në një kornizë romantike: në një plazh në Lindjen e Largët.

Një burim konfidencial për tabloidin The Sun tha: “Lily ishte tepër e lumtur atë ditë, kur Sam i kërkoi për tu martuar me të, ajo menjëherë tha po”.

“Ishte një kthesë e vërtetë për të - përfundoi miku i çiftit i cili dëshiroi të mbetet anonim - sidomos pas humbjes së fëmijës. Ajo po pret me padurim të kalojë pjesën e jetës së saj përkrah Sam”.

Sam dhe Lily janë fejuar në muajin korrik të vitit 2009, por në realitet ata janë njohur shumë vite më parë, pasi ishin miq.

r.b/NOA

KOMENTE