Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje rekord prej 17 qenushësh
English

Lindje rekord prej 17 qenushësh

Etana, 28 dhjetor NOA - Një rekord qenushësh që përbën një rekord të vërtetë: janë 17 këlyshë në total që kanë lindur nga e njëjta shtatzëni. Gjithçka ka ndodhur në Etana, një krahinë shumë pranë Berlinit në Gjermani. Tetë femra dhe nëntë meshkuj. Ata kanë lindur të gjithë natyralisht, pasi nuk ishte aspak e nevojshme ndërhyrja cezariane. Gjithsesi, janë dashur të paktën 26 orë që të gjithë të vinin në jetë.

Pronari, Roman Wegemann, 32 vjeç, pranoi se ai kishte fjetur shumë pak gjatë katër javëve që kanë qenë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e të gjithë lindjeve.

Për ti ushqyer të gjithë këlyshët, ishte e nevojshme për t’i dhënë secilit prej tyre nga pesë shishe speciale me qumësht dhe kjo sepse e ëma nuk mund t’i ushqejë të gjithë e vetme.

Bëhet fjalë për një ngjarje tepër të veçantë, pasi të gjithë këlyshët kanë arritur të mbijetojnë, pasi duke u bazuar në deklaratat e ekspertëve në lindje të tilla, gjithmonë një pjesë e tyre ngordhin.

Bëhet fjalë për një shtazani të dytë, ku dhe në të parën u numëruan rreth 8 këlyshë. Emrat e tyre janë ai më poshtë: Bahati, Binta, Bahya, Bashima, Batouuli, Bink, Bora, Bisa femrat, ndërsa Baak, Banjoku, Belay, Bruk, Bundy, Bayo, Bukekayo, Biton dhe Bulus për meshkujt.

r.b/NOA

KOMENTE