English

Obama dhe Hilary Clitnon, më të dashurit në SHBA

SHBA, 28 dhjetor NOA - Presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe sekretarja e tij, Hillary Clinton, janë dy personazhet më të admiruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010 dhe kjo bazuar në një anketë vjetore të institutit Gallup.

Obama, tek meshkujt ka fituar me 22% të preferencave dhe ndiqet nga George W. Bush (5%) dhe Bill Clinton (4%).

Për të nëntin vit radhazi ka qenë sërish, Hillary Clinton që ka kryesuar listën e femrave me 17%, e ndjekur nga Sarah Palin (12%).
Në mesin e meshkujve më të dashur, ishte dhe ish-presidentit i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates.

Në vitin 2008, presidenti Barak Obama ishte personi më i admiruar me 32% të votave.
r.b/NOA

KOMENTE