Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 28 Dhjetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 28 Dhjetor 2010

Tiranë, 28 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor punimet e djeshme të Kuvendit, ku nuk u ra dot në konsensus për miratimin e komisionit hetimor për zgjedhjet, shoqëruar me të gjitha debatet përkatëse.


E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dështon ngritja e komisionit hetimor”, i cili tregon konkluzionin e seancës maratonë të Kuvendit, duke mos ngritur dot komisionin e kërkuar nga opozita.

“Basha në CV: Kam punuar për Tribunalin”, është një artikull që citon të dhëna mbi punën e kryer nga ministri Basha gjatë kohës kur ishte në Kosovë.

“Ibrahim Rugova kërkoi një shtet me emrin Iliria” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Debati në Kuvend/ bie kërkesa e PS”, i cili flet për negociatat në orët e vona mes palëve dje në Kuvend për komisionin hetimor, pa e arritur dot kompromisin.

“Ruçi dhe Berisha replika dje në Kuvend: Ruçi dhe Nexhmija i grabitën fëmijët Liljana Hoxhës”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Shokët vranë 55-vjeçarin në lokal, fshehën krimin”; “Incidenti i Krenar Ahmetit me djalin e nënkryetarit të Qarkut”; “Të arrestuarit për Gërdecin, 10 ditë para lirimit” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Akuza e serbëve: Berisha, trafikant armësh për UÇK”, e cila citon raportin e botuar në gazetën “Politika” për trafikun e armëve.

“Dështon hetimi/ PD vendos: S’ka hapje të kutive” është artikulli që citon të gjitha debatet e zhvilluara dje në seancë ku nuk u arrit dot një zgjidhje për komisionin hetimor mbi zgjedhjet 2009.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Nipi i Bares, 92 kg heroinë në Itali”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Berisha: Zgjedhje, edhe pa PS ”, i cili tregon deklaratat e bëra dje në seancë plenare nga kryeministri Berisha mbi zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ekspozita, hetim për 1 milionë dollarët ”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili flet për shkeljet në kontratat e privatizimit nga ish-ministri i Ekonomisë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Godo: Nuk jemi gati të kapim peshqit e mëdhenj”, “Legalizimet, pronarët që do kompensohen” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Hetimi i zgjedhjeve, rrëzohet në Kuvend kërkesa e Edi Ramës”, i cili pasqyron rrëzimin e propozimit të mazhorancës për komisionin hetimor mbi hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Prokurorët Visha dhe Dyla: Raporti, pa prova. Marti nuk bëri hetime”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Vazhdojnë të fortat e Ngjelës: Vetëm forca e rrëzon Berishën”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 28 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE