English

Policia e Tiranës uron uniformat blu me rastin e festave të fundvitit

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – “Është kënaqësi për mua që në funksionin e Drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë, kam mundësinë që nëpërmjet jush të përshëndes të gjithë punonjësit e policisë së Tiranës, me rastin e festave të fundvitit”.

Kështu e ka nisur fjalën e tij të urimit, drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj,

në mesazhin e tij të urimit për forcat blu, duke pohuar se viti 2010 ka qenë një vit i veçantë, me detyra të ngjeshura, ku në sajë të përkushtimit të tyre, u arritën rezultate të kënaqshme në drejtim të rritjes së parametrave të rendit dhe sigurisë publike, zbatimit të ligjshmërisë dhe në veçanti në luftë kundër kriminalitetit.

“Duke evidentuar rezultatet e punës sonë, në këto çaste ne kujtojmë me respekt punën dhe sakrificat e kolegëve tanë, dëshmorët e policisë, që kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës, në luftën me krimin dhe kriminelët”, tha ai ndër të tjera.

Duke shtuar më pas se duke parë arritjet e këtij viti, profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin që karakterizon Policinë e Tiranes, tashmë është krijuar ajo bazë e mirë për fillimin e mbarë të vitit 2011.

n.e/NOA

KOMENTE