Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti antishqiptar i Martyt dhe politika proserbe e Thaçit
English

Raporti antishqiptar i Martyt dhe politika proserbe e Thaçit

“Është edhe një tjetër arsye pse vetë Thaçi po luan kaq shumë ping-pong me Dick Marty-n, aq sa për 10 ditë rresht RTK-ja ta ketë për lajm të parë në çdo edicion qendror. Sepse vetëm kështu Hashim Thaçi po e zhvendos vëmendjen nga vjedhja e votave dhe përgjegjësia që i takon. Vetëm kështu nuk po e pyet askush se pse partia e tij e manipuloi deri në këtë masë procesin zgjedhor. Ku mbeti tash korrupsioni, drejtësia e politizuar, privatizimi i plaçitjeve, veriu i Kosovës, shtrenjtimi i bukës…?”

Glauk Konjufca

Raporti 27 faqesh i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i titulluar me tendencë “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, po qe se lexohet me vëmendje, del se është përpjekje për kriminalizimin e luftës së drejtë e fisnike të UÇK-së.

Dy akuzat qendrore të raportit përreth të cilave ndërtohet kjo përpjekje antishqiptare janë këto: së pari dyshimet e Carla del Pontes dhe Dick Marty-t për ekzistimin e burgjeve të UÇK-së në veri të Shqipërisë në të cilat, sipas tyre, të burgosurit e luftës qenkan trajtuar çnjerëzisht, me ç’rast pretendohet se janë shkelë konventat e të drejtave të njeriut dhe ato të Gjenevës; së dyti se eksponentë të UÇK-së ua paskan marrë organet të burgosurve dhe pastaj i kanë shitur ato.

Këtu nuk ka dyshim – këto janë orvatjet e moçme të të gjithë atyre që duan ta diskreditojnë luftën tonë çlirimtare, ashtu që ta barazojnë atë me ndërmarrjen gjenocidale të Milosheviqit.

Por ka më shumë se dhjetë ditë që shumica e mediumeve të Kosovës janë mbërthyer pa shtegdalje përbrenda një skeme të gënjeshtërt: a je me Dick Marty-n, apo me Hashim Thaçin? E vërteta e kësaj gënjeshtre është kjo – nëse je kundër Hashim Thaçit, patjetër duhet të jesh kundër Dick Marty-t. Raporti i Dick Marty-t është pasojë e politikave të Hashim Thaçit që e çarmatosi dhe e shkatërroi UÇK-në, që e shporri nga institucionet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës luftën tonë çlirimtare, që na i përdhosi simbolet e UÇK-së. Dhe, kur vetë Hashim Thaçi ka pasur politika të tilla denigruese për UÇK-në, shtrohet pyetja si mund të sillet mirë ndaj UÇK-së një zyrtar antishqiptar si Dick Marty? Në anën tjetër, Hashim Thaçit tepër vonë i ka ra ndër mend UÇK-ja. Tash i ka ra ndër mend Hashim Thaçit ta përmend kombin shqiptar, luftën çlirimtare, dëshmorët e kombit, të pagjeturit.

Raporti i Dick Marty-t është po sikur bastisjet e EULEX-it: trysni në vend të drejtësisë. Ai është nxjerrë që Hashim Thaçi të shkojë me bisht nën shalë në negociata me Serbinë. Në vend që Kosova ta kushtëzojë Serbinë me pranim të pavarësisë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare, nëpërmjet CEFTA-s, përmes trysnisë për kthimin e të pagjeturve (që nga ana institucionale nuk janë të pagjetur, por të palypur), përmes vendosjes së doganave, përmes luftimit të strukturave të Serbisë, Hashim Thaçi me politikën e tij qyqare e ka sjellë Kosovën në asi gjendje që Tadiçi të del e të hamendet nëse kryeministri në largim është fare i denjë për të biseduar me të! Kurse vetë Hashim Thaçi po thotë se raporti i Marty-t është i Serbisë, e në të njëjtën kohë po e lavdëron Tadiqin si “lider demokratik”, me të cilin mezi po pret të takohet. Çfarë turpi!

Gjysma e raportit të Marty-t përbëhet nga akuzat për trajtime çnjerëzore dhe trafikim organesh, kurse gjysma tjetër për pretendimin se krerë të caktuar të UÇK-së pas luftës janë marrë me uzurpime, kontrabandë, rrjete kriminale dhe kriminalitet të organizuar. Dick Marty ia ka bërë një shërbim të shkëlqyer Hashim Thaçit: akuzat e pabaza për inkriminimin e UÇK-së ia ka vendosur përpara paudhësive me të cilat Hashim Thaçi merret sot. Kjo e tregon qëllimin e vërtetë të raportit – mohimi i karakterit çlirimtar të luftës së UÇK-së, duke ia mveshur pa të drejtë kësaj lufte bëmat e Hashim Thaçit&Co. pas vitit 2000. Problemet që Kosova i ka me Thaçin fillojnë saktësisht kur ai është shkëputur nga UÇK-ja.

Është edhe një tjetër arsye pse vetë Thaçi po luan kaq shumë ping-pong me Dick Marty-n, aq sa për 10 ditë rresht RTK-ja ta ketë për lajm të parë në çdo edicion qendror. Sepse vetëm kështu Hashim Thaçi po e zhvendos vëmendjen nga vjedhja e votave dhe përgjegjësia që i takon. Vetëm kështu nuk po e pyet askush se pse partia e tij e manipuloi deri në këtë masë procesin zgjedhor. Ku mbeti tash korrupsioni, drejtësia e politizuar, privatizimi i plaçitjeve, veriu i Kosovës, shtrenjtimi i bukës…? Dick Marty po e shpëton Hashimin nga përballja me pakënaqësinë e drejtë të popullit ndaj varfërisë, papunësisë, hajnisë, mungesës së ligjit, vjedhjes së votave etj., etj.

Edhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së me, të ndërsyera nga Hashim Thaçi, dolën kundër VETËVENDOSJE!-s. Me reagimin e tyre të këtij lloji, krerët e këtyre shoqatave, vetëm sa e vërtetuan një shqetësim të moçëm të VETËVENDOSJE!-s – se ata ende mbesin vegël e Hashim Thaçit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i sqaron krerët e shoqatave se pansllavistët, proserbët e prorusët e Kosovës janë ata të cilët po përfundojnë në negociata të vazhdueshme me Serbinë. E ky ështe Hashim Thaçi, i cili për bëmat e tij është thjesht i pambrojtshëm. Në reagimin tonë kundër raportit të Dick Marty-t, ne i kemi mohuar të gjitha akuzat që i bëhen UÇK-së, e veçanërisht akuzën e padurueshme për trafikim organesh. Përderisa e mbrojmë UÇK-në, kjo është çka mendojmë për Hashim Thaçin:

- Hashim Thaçi është njeriu kryesor që duhet të mbahet përgjegjës për ndarjen e veriut të Kosovës, dhe kjo është e kundërta e qëllimit të UÇK-së.

- Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor pse tolerohen strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe pse hyn në Kosovë kur t’i teket njeriu i Milosheviqit, Ivica Daçiç. Dhe kjo është e kundërta e amanetit të dëshmorëve.

- Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor pse ekonomia e Kosovë u shkatërrua nga plaçkitja dhe falja e ndërmarrjeve ekonomike. Dhe kjo është antishtetërore.

- Hashim Thaçi është koka e krimit të organizuar politik dhe ekonomik, si dhe e kontrabandës me Serbinë. Por kjo nuk ka lidhje me luftën e UÇK-së.

- Hashim Thaçi e solli decentralizimin etnik dhe e serbizoi kulturën tonë, dhe kjo është e kundërta e qëllimeve të UÇK-së.

- Hashim Thaçi i kontrollon krerët e shoqatave e të dala nga lufta e UÇK-së, por kjo nuk ka lidhje me luftën e UÇK-së.

Asnjëra prej këtyre gjërave të vërteta nuk thuhen në raportin e Dick Marty-t, sepse raporti i tij nuk e ka hallin te Hashimi, por te njollosja e UÇK-së, të cilën po e mbron Lëvizja VETËVENDOSJE, e jo ata të cilët vetes i thonë veteranë, e vjedhin vota për Hashimin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon të gjitha veprimet e atyre që e kanë keqpërdor luftën çlirimtare për përfitime personale. Ne po ashtu dënojmë çfarëdo përpjekje të kujtdoqoftë që për të palarat e tyre prej vitit 2000 e këndej, kërkojnë të fshihen pas lavdisë së UÇK-së, siç po bën Hashim Thaçi. Shoqatat e UÇK-së, duhet ta mbrojnë UÇK-në, jo matrapazlëkun e Hashim Thaçit pas luftës.

Raporti i Dick Martit nuk ka lidhje me drejtësi, ashtu sikurse që nuk kanë lidhje me drejtësi bastisjet e EULEX-it. Këto janë mjete të trysnisë për Hashim Thaçin që të shkojë në negociata me Serbinë për koncesionet e radhës, të cilat më së shpejti i kryen Hashimi. Prandaj Kosova sa më shpejt duhet të lirohet nga politikanë të tillë të cilët japin çdo gjë të Kosovës që personalisht të mund ta vazhdojnë korrupsionin, kontrabandën dhe pasurimin personal. Ne nuk mund t’i paguajmë si shtet e si popull bëmat individuale të politikanëve si borxhlinj të shantazhueshëm, të cilët me shërbimet e tyre informative kontrollojnë çdo pore të shoqërisë, duke përfshirë edhe krerët e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Ne sa më pak duhet të merremi me hajnat e vegjël të Hashimit, siç është Muharrem Xhemajli, apo me tellallët e tij, siç është Mamli Krasniqi, i cili tha se VETËVENDOSJA! nuk mund të flasë për UÇK-në sepse janë të rinj, ndërkohë që kur shumë udhëheqës të Lëvizjes sonë kanë luftuar në UÇK maleve të Kosovës, Memli ka qenë duke ngrënë plazma-keksa. Ne duhet t’i kapërcejmë këto pengesa, e të dalim në temë, te vetë problemi i Kosovës – e ky është Hashim Thaçi.

NOA

KOMENTE