English

Raporti i ekspertëve ndërkombëtarë: Nuk gjetëm prova për trafik në "shtëpinë e verdhë"

Prishtinë, 28 dhjetor, NOA - Hetimet e zhvilluara në të ashtuquajturën "shtëpia e verdhë" në një fshat afër Burrelit, nuk kanë mundur të vërtetonin pretendimet se në atë shtëpi janë hequr organe të njerëzve për qëllime tregtie.

Mediat kosovare shkruajnë sot se nw raportin e marsit të vitit 2004, i hartuar nga pesë ekspertë ndërkombëtarë të Tribunalit të Hagës dhe të Kombeve të Bashkuara, ekzaminimet nuk kanë dhënë dëshmi bindëse se aty është derdhur gjak si rezultat i akteve kriminale.

"Bazuar në ekzaminimet tona, sipas mendimit tonë, nuk ka dëshmi bindëse se personat kanë derdhur gjak si rezultat i akteve kriminale në shtëpinë në jugperëndim të Burrelit të Shqipërisë", citojnë raportin mediat kosovare.

a.k/NOA

KOMENTE