English

Topalli feston me jetimët e Shkodrës, iu bën dhurata dhe premton mbështetje të vazhdueshme

Shkodër, 28 dhjetor, NOA- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot me fëmijët e shtëpisë jetimore të Shkodrës për të ndarë me ta momentet e fundvitit, dhe ardhjen së Vitit të Ri.
Në një atmosferën festive, Kryetarja e Kuvendit u prit nga fëmijët të cilët me këtë rast kishin organizuar dhe një koncert të posaçëm festiv.

Topalli shpërndau për fëmijët dhurata të shumta, si dhe mori prej tyre disa suvenire të veçanta, të realizuara nga vetë fëmijët.
Në urimin e saj drejtuar fëmijëve, ajo u shpreh: “Ju nuk jeni vetëm. Me këtë staf dhe me këta mësues nuk do të jeni asnjëherë vetëm. Unë isha para pak ditësh dhe ju kisha premtuar që do të festoja me ju, dhe kam ardhur për t’ju uruar një vit të ri dhe të gëzueshëm.”
Më tej ajo tha se qeveria ka dyfishuar fondet për njerëzit dhe fëmijët që kanë nevojë për ndihmë sociale, madje sipas saj, vitin e ardhshëm në buxhetin e shtetit, ky fond do të rritet edhe më shumë, sepse është një investim për fëmijët, për kombin, për të ardhmen.

Lidhur me përmbytjen e qytetit të Shkodrës Topalli u shpreh se, “Drejtuesit lokalë si dhe drejtuesit që kanë ardhur nga qendra, kanë treguar një humanizëm të jashtëzakonshëm, një përgjegjësi të tyre për qytetarët në shkallën më të lartë, një qetësi dhe shpirt optimizmi, që vetëm shkodranët e kanë dhe për të cilin, unë ndihem shumë krenare”.

a.y/NOA
KOMENTE