English

Ristani: KQZ nuk merret me pallavra politike

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk është një institucion politik dhe nuk merret me deklaratat politike, si ato që bëri përfaqësuesi i Partisë Socialiste.

Kështu ka reaguar menjëherë kryetari i KQZ, Arben Ristani, ndaj deklaratave të Genci Gjonçajt në hapje të mbledhjes së sotme të institucionit që menaxhon dhe kontrollon procesin zgjedhor në vendin tonë, mbi çështjen e hapjes së kutive të votimit të 28 qershorit 2009.

Sipas Ristanit, që zgjedhjet ishin me standarde dhe pa asnjë shkelje, këtë e tregoi më së miri fakti që si vëzhguesit e majtë, edhe ata të djathtë, nuk kanë patur asnjë vërejtje mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor të vitit të kaluar.

“Unë flas sipas ligjit dhe jo sipas pallavrave politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion, i cili bazohet vetëm në çështjet ligjore dhe aspak ato politike”, tha më tej kreu i KQZ-së, duke debatuar me përfaqësuesin e PS, Genci Gjonçaj ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE