Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sali Berisha: 2010, vit historik për shqiptarët
English

Sali Berisha: 2010, vit historik për shqiptarët

Tiranë, 29 dhjetor, NOA – “Unë ju ftova sot për të bërë një bilanc të qeverisjes gjatë këtij viti. Shkrova një fjalim, por e pashë se kur veprat janë të shumta dhe të rëndësishme fjalëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të heshtin.

Viti 2010 është viti në cilin qytetarët shqiptarë, falë reformave të thella dhe të gjithanshme shënuan arritjen e dytë më të madhe, në rrafshin e lirive dhe drejtave të tyre njerëzore, të dinjitetit të tyre qytetar, pas rënies së perdes së hekurt - lëvizjen e lirë në Evropë”, tha Kryeministri në pritjen e djeshme për gazetarët.


“Themeluesi i shqiptarësisë, Sami Frashëri, parashikonte Shqipërinë zonjë në librin e tij Shqipëria zonjë në Evropë. Për herë të parë në historinë e tyre shqiptarët do të lëvizin në Evropë si zonja dhe zotërinj të vërtetë. Kjo është arritja më e madhe e kësaj qeverisje, arritja më e merituar në rrafshin e lirive dhe të drejtave njerëzorë, arritje e cila për shqiptarët dhe për kombin shqiptar ka qenë ndër më të vështirat dhe më e vështirë së për çdo komb tjetër. Për shqiptarët ajo ishte më e vështirë se për çdo komb tjetër, sepse ne nisëm rrugën drejt Evropës si më të panjohurit, si qenie që jetuam në një bunker harrese dhe vetëharrese, si një popull nga i cili mesazhet drejt Evropës ishin ndër me të përçudnuarat, si një vend në të cilin vlerat e qytetërimit perëndimor shkelmoheshin dhe poshtëroheshin në fushata e batërdi ideologjike të panjohura për kontinentin.

Heqja e vizave për ne ishte më e vështirë se për çdo komb tjetër, pasi në vitet ’90-të ishim i vetmi vend në Evropë në kufijtë e të cilit ekzekutoheshin të rinj dhe të reja edhe pasi ishte hequr ligji për tradhti ndaj atdheut, për largim nga kufiri. Ndërkohë, për vende të tjera, pavarësisht nga regjimet, nuk kishin viza me kontinentin. Për ne heqja e vizave ishte më e vështira se për çdo komb tjetër, sepse krimi i organizuar dhe mafia shqiptare në Shqipëri dhe në Evropë u bënë ndër më famëzezat, u bënë një tmerr, u bënë subjekt i librave të tërë dhe qindra e qindra artikujve. Për ne ishte e pamundur, sepse pararendësit tanë gjatë tetë viteve në pushtet nuk lëshuan dot një certifikatë elektronike, një letërnjoftim elektronik, një pasaportë biometrike. Për ne ishte më e vështira, sepse në këtë vend dhe në këtë shoqëri, si në asnjë shoqëri dhe vend tjetër të këtij kontinenti, opozita u angazhua me të gjithë potencialin e saj politik për të bllokuar dhe shkelmuar një interes që ishte jetik, pothuajse, për liritë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. E gjithë beteja absurde, e njëjtë dhe e ngjashme me zhvillimet në veprat e Franc Kafkës, kishte vetëm një qëllim: të bllokoheshin viza. Kjo, sepse në rast se do tu jepeshin vizat shqiptarëve, do realizohej premtimi personal më i rëndësishëm i Sali Berishës dhe kjo do të ishte, sipas tyre, katastrofë për opozitën.

Për të bllokuar vizat nuk u njohën zgjedhjet, për të bllokuar vizat u bllokua Parlamenti, për të bllokuar vizat u ndërmor greva qesharake e urisë pikërisht në muajt kur Komisioni Evropian do të propozonte heqjen e vizave për Shqipërinë. Kjo grevë nuk u ndërmor kur u bojkotua Parlamenti, nuk u ndërmor kur po digjeshin mandatet për skandencën Kushtetuese, por u ndërmor vetëm kur Evropa do të vendoste për vizat për shqiptarët. Më pas përpjekjet vazhduan me lobim, duke grumbulluar rreth vetes racistë antishqiptarë, të cilët me çdo kusht kërkonin të fusnin vizat e shqiptarëve në kuti. Për ta ndihmuar këtë aksion kreu i opozitës ndërmori fushatën që do të mbetet në memorien e shqiptarëve si fushata më e zezë kundër interesave të tyre “Hap kutitë, të çlirosh vizat”. Ai u thoshte shqiptarëve se vizat tuaja janë në kuti. Për ne heqja e vizave ishte shumë e vështirë, sepse në të gjitha kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare u shpërndanë me postë elektronikë dhe dokumente të tjera se 800 mijë apo 1 milionë shqiptarë do të vërshojnë drejt Evropës, se nga burgjet do të dalin bandat dhe sërish do të kërcënojnë sigurinë e tyre.

Por vizat u hoqën, sepse u ndërmorën me seriozitetin më të madh të gjitha reformat. Vizat u hoqën, sepse u zhvilluan zgjedhje të lira e të ndershme dhe se pretendimet për zgjedhjet ishin të tëra të bazuara në qëllime personale. Vizat u hoqën, sepse u miratua e gjithë paketa e ligjeve të domosdoshme për këtë proces, në të cilat opozita jo vetëm nuk votoi, por i paditi ato në Gjykatë Kushtetuese me qëllimin dhe shpresën e vetme se do të mund të kërcënonte këtë proces. Heqja e vizave u realizua, sepse u vendosën sistemet më moderne të kontrollit të kufijve dhe analizës së riskut të krimit. Heqja e vizave u realizua, sepse Shqipëria shënoi rezultate të prekshme e konkrete në luftën kundër korrupsionit, sepse qytetarët u pajisën me pasaportat e teknologjisë më të lartë. Gjendja e tyre civile pësoi reformat më të thella. Heqja e vizave është besimi më i madh që Bashkimi Evropian, qeveritë dhe Parlamentet e këtyre vende dëshmuan ndaj qytetarëve shqiptarë këto 20 vite. Kjo është dhe arritja më e madhe në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ky vit shënoi hapa të rëndësishëm përpara në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ky vit shënoi hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në muajin nëntor të një viti më parë u vendos që Shqipërisë t’i hapej dritë jeshile për procesin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Administrata shqiptare mori pyetësorin dhe u paraqit me dinjitet të plotë me librin e të vërtetave shqiptare në fushën e reformave të gjithanshme, prej 3853 faqesh, që u dorëzuan më 16 prill në Komisionin Evropian. Vlerësimi për përgjigjet ishte pozitiv. Komisioni Evropian hartoi një raport në të cilin shprehnin vlerësim të qartë për të gjitha arritjet. Natyrisht, për shkak të situatës së krijuar nga qëndrimi destruktiv i opozitës nuk pati mundësi që të vendosë për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidatit. Por unë jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se do të bëj gjithçka, çfarë do që të jetë në dorë të qeverisë, në mënyrë që ky proces të ecë. Sikundër, në tërësinë e reformave ka një dhe vetëm një qëllim – Shqipëria evropiane, një vend me zhvillim të shpejtë e me standarde evropiane.

Ky vit ka pasur edhe një sukses të madh në rrafshin e demokracisë, lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Për platformën e saj opozita shqiptare u angazhua në protesta të shumëllojta.

Zonja dhe zotërinj,

Ju jeni dëshmitarë që institucionet e këtij vendi dëshmuan maturi të plotë demokratike, respekt të plotë për të drejtat politike të saj dhe të çdo qytetari. Kurrë ndonjëherë në histori nuk janë respektuar në këtë mënyrë të drejtat e opozitës sa janë respektuar në këtë periudhë. Unë jam këtu për të garantuar opozitën shqiptare se qeveria do të garantojë, do të respektojë çdo të drejtë legjitime të saj dhe që ajo do të përzgjedhë në qëndrimet e veta.

U ridimensuonua liria e shtypit. Shqipëria vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë ku administrata e saj nuk regjistron as edhe një padi të vetme, civile apo penale, ndaj mediave. Ju garantoj se të tilla nuk do të ketë deri sa qeveria do të votohet nga shqiptarët.

Liritë fetare njohën dimensione të reja. Këtë vit gjithnjë më shumë bëhet e njohur kjo pasuri, ky mesazh i madh shpirtëror i shqiptarëve, toleranca fetare. Mora pjesë në një Samit shumë të rëndësishëm për dialogun ndërfetar të organizuar nga Partitë Popullore Evropiane ku ishe i ftuar Mbreti i Jordanisë. Pata kënaqësi kur u deklarova të pranishmëve se Shqipëria është modeli i harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare. Tek shqiptarët identiteti kombëtar dhe feja janë dy gjëra të veçanta dhe, pas besimeve, sekularizmi është shtylla kryesore e besimit të tyre.

U konsoliduan më tej të drejtat dhe liritë e shqiptarëve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar gazetarë,

Më duhet tu them dhe t’ju garantoj se në të gjitha debatet, brenda dhe jashtë vendit, jam udhëhequr vetëm nga një parim - të mbroj votën e shqiptarëve, si lirinë më themelore të tyre. U bë një përpjekje e jashtëzakonshme për të shkelmuar mbi të. U bënë përpjekje të mëdha nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare e votës për të nëpërkëmbur vullnetin tuaj. Qëndrova me vendosmërinë më të madhe. Ju votuat të lirë, votuat në vullnetin tuaj. Duhet tu jemi mirënjohës të gjitha qeverive të vendeve të lira, të cilat në çdo rrethanë vlerësuan zgjedhjet si një fitore të demokracisë. Por, serish, dua të shpjegohem se në qëndrimet e mia ka pasur një dhe vetëm një arsye – të mbroj votën tuaj. Se në rast se ndokush arrin tu shkelmojë votën, ju ka rrënuar të ardhmen dhe ju meritoni të ardhme.

Demokracia njohu konsolidim. Qeveria mbajti të hapur në mënyrë konstante dyert e saj të dialogut më opozitën. U zhvilluan një seri takimesh, më të shumta se asnjëherë, brenda dhe jashtë vendit. Takime të tjera do të zhvillohen, të gatshëm për çdo kompromis, por absolutisht jo në votën tuaj. Atë nuk kemi të drejtë ta prekim. Ajo është e juaja. Detyra jonë është ta respektojmë. Opozitës i janë ofruar të gjitha shanset dhe të gjithë mundësitë. Javën e fundit ajo kaloi haptas në botën e Franc Kafkës. Këto dy ditë më ka ardhur me qindra herë në mendje Jozef K, i cili u arrestua pa asnjë provë, pa asnjë fakt. Nisi një proces i tërë. Ky zotëri kërkon të trajtojë qytetarët shqiptarë njëlloj me Jozef K, por këtë nuk mund ta bëj kurrë. Nuk ka asgjë më të paqytetëruar, nuk ka asgjë më anakronike, se sa të kërkosh hetim pa fakte. Nuk ka asgjë më të padenjë dhe të paburrëri sesa të zëvendësosh fjalën hetim me fjalën kontroll, me shpresën dhe besimin e vetëm se kontrollin mund ta bësh pa fakte. Askush nuk mund të hetohet dhe nuk do mund të hetohet pa fakte. Ky është rregulli numër 1 i një vendi të lirë. Ky është një rregull jashtëzakonisht themelor. Ky rregull bazohet në parimin më themelor të të drejtave – prezumimin e pafajësisë. Pra duke i ofruar opozitës të gjitha hapësirat mbetemi të vendosur të zbatojmë ligjet, shtetin ligjor, Kushtetutën e këtij vendi.

Viti 2010 ishte një vit i rëndësishëm në luftën kundër kancerit korrupsion. Makineria e luftës kundër tij njohu shpejtësi të reja. Pas një shpërqendrimi në fushatën elektorale, sërish, të gjithë mekanizmat e kësaj lufte u aktivizuan.

Zonja dhe zotërinj,

Në Shqipëri ka korrupsion, por ju garantoj se në Shqipëri ka një sukses të vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Jashtë retorikës, ju ftoj të gjeni një vend në të cilin të ardhurat nga taksat dhe tatimet, në një hark kohor 4 vjeçar, të jenë dyfishuar si në Shqipëri. Ato kanë qenë 97 miliardë në vitin 2004 dhe arritën në 188 miliardë në vitin 2009. Sigurisht që u rrit ekonomia shqiptare, por, me gjithë dëshirën që do të kisha, nuk mund të pohoj se ajo u dyfishua. Këto të ardhura u dyfishuan duke ulur me 130 % tatimin mbi të ardhurat personale, me 150 përqind tatimin mbi fitimin, duke zhdukur apo shndërruar në një euro me dhjetëra e dhjetëra tarifa, duke përgjysmuar taksën e biznesit të vogël, duke ulur nga 32 % në 15 % sigurimet shoqërore.

Në një studim të bërë nga një agjenci, e cila ka pasion të madh antiberishizmin, me qendër në Sofje, një Gallup evropian, sërish rezulton se perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është më i ulët se në të gjitha vendet e Ballkanit. Por janë dhe dy studime të tjera shumë serioze që faktojnë se perceptimi është edhe më i ulët se sa e nxjerr kjo agjenci, e cila përfaqësohet këtu nga punonjës të bashkisë. Por i rëndësishëm është fakti se është absolutisht shumë herë më i ulët nga çfarë e mendojmë ne. I dhashë këto të dhëna për të argumentuar se lufta kundër korrupsionit vazhdon. Ajo është një sukses. Në rast se 2-3 vjet më parë jam shprehur para jush se kemi fituar një betejë, unë ju garantoj se ne do të fitojmë këtë luftë. Ne do të fitojmë këtë luftë, sepse nuk e bazojmë në ndryshimin e njeriut, pasi unë njeriun e marr të përjetshëm, por e bazojmë në reforma të cilat e bëjnë atë të pamundur dhe e parandalojnë. Janë shkrimtarët, opinionistët dhe të tjerët që punojnë me ndryshmin e tij, ndërsa unë operoj me njeriun ashtu siç është. Pikërisht këto reforma bënë që lehtësia për regjistrimin e biznesit në Shqipëri të qëndrojë 27 përqind më lart se mesatarja e vendeve më të zhvilluara të botës, anëtare të OECD-së. Këto reforma kanë bërë që investimet në të gjithë sektorët në Shqipëri të qëndrojnë 5 - 7 përqind më lart se në mesataren e këtyre vendeve. Këto reforma kanë bërë që në sistemin e lejeve dhe licencave, imagjinoni ju pasionin që kanë burokratët për të rrjepur nëpërmjet lejeve dhe licencave, pas krijimit të Qendrës së Lejeve dhe Licencave, si dhe pas zhdukjes së 2/3 të lejeve dhe licencave, sipas një studimi të fundit të USAID-it 97 përqind e atyre që kanë trokitur në sportelet e kësaj qendre kanë qenë të kënaqur ose shumë të kënaqur, kanë qenë të lumtur ose shumë të lumtur.

Pra janë metodat, janë reformat ato që do të bëjnë të pamundur korrupsionin. Në sistemin shëndetësor vendosja e çmimit të referencës ka sjelle një rënie të ndjeshme, sërish ekziston, por n.q.s, përpara arrinte deri në 30 % dy studimet e fundit faktojnë ato në 5 deri në 7 % dhe në këtë përqindje 60 % janë fajdezinjtë që u shesin shërbime qytetarëve, ndërsa 40 % janë dhurata dhe unë të dy palëve ju bëj thirrje qytetarëve që të mos jua ofrojnë.

Lufta kundër korrupsionit u intensifikua dhe këtë vit janë mbi 140 zyrtarë të rangjeve të ndryshme të penalizuar për këtë vepër, pra ky fenomen kërkon një beteje të përditshme dhe kjo qeveri është e vendosur ti qëndrojë me forcën më të madhe. Shpreh vlerësimin tim më të madh për mediat, denoncimin që bëjnë dhe japin një kontribut të madh. Eshtë e vërtetë që denoncimet e pabaza rrisin percepsionin, po nuk vuan lufta kundër korrupsionit nga rritja e percepsionit, ndaj dhe ju inkuraj ta denonconi atë, në zërin më të fuqishëm dhe ju garantoj se të gjitha agjencitë që merren me këtë luftë kanë porosi të prerë që çdo shkrim ta shqyrtojnë me seriozitetin më të madh.

Lufta kundër krimit të organizuar ka njohur dimensione të reja. Shqipëria është vendi i suksesit në luftën kundër trafiqeve, në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit, në luftën kundër krimit financiar. Kuadri ligjor është ndër më të mirët, vendosmëria është e madhe, shkalla e zbuliomit dhe e goditjes, në forcat e rendit është më e lartë se kurrë. Ishte kjo luftë e gërshetuar e korrupsionit dhe krimit të organizuar që bëri të mundur heqjen e vizave. Vizat nuk hiqeshin pa suksesin e reformave në këto dy fusha.

Ekonomia shqiptare, këtë vit krize botërore ondulacionesh të mundimshme të ekonomisw botërore, ekonomia shqiptare sërish do të jetë ekonomia me rritjen më të lartë në Evropë. Kjo ekonomi mbyll vitin me një rekord të paparë në eksportet e saj.

Me 54 % rritje nga të cilat 7 % janë energji, 17 % janë minerale, 51 % janë manifakturë, produkte të tjera janë ato bujqësore dhe me radhë. Investimet e huaja janë rritur me 8 herë krahasuar me vitin 2005. Shqipëria, në shtypin botëror komentohet si një nga vendet më të favorshme për investime, si një nga tregjet e reja entuziaste dhe dinamike.

Sistemi financiar i vendit është plotësisht likuid. Rritja depozitave ëhstë dyshifrore. Në mënyrë të ndjeshme është rritur kredia. Reformat ekonomike janë plotësuar në sistemin investimeve të huaja. Në Shqipëri fillon funksionimi me vitin e ri AIDA, Agjencia e re e investimeve te huaja, e cila është konceptuar sipas modelit më të suksesshem që Evropa ka njohur dikur në Repubklikën irlandeze. Sistemi i inspektiarateve reformohet tërësisht.

Financat e vendit dëshmuan stabilitet të lartë. Në rast se në vitin 2009 e mbyllëm me deficit 4.5 % , viti 2010 mbyllet me deficit 3.1 %. Deficit, i cili është i rrallë sot, është ekzotik në vetë zonën euros.

Borxhi u mbajt në të njëjtën shifër 59 %. Investimet publike janë më të lartat si përqindje e GDP se çdo vend tjetër. Nuk ekziston një vend që të ketë investime 8 % në infrastrukturë të GDP sa çka Shqipëria, rreth 1 miliard dollarë të investuara në rrugë,ujësjellësa., kanalizime, shkolla, spitale dhe objekte të tjera të këtij vendi.

Të ardhurat njohën rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Ato janë 98% e planit apo 8.5 % më shumë, se në vitin e kaluar. Shqipëria ka fituar besim të madhe ne tregjet financiare evropiane dhe botërore. Eurobondi i qeverisë shqiptare u shit ne kushtet me te favorshme se sa eurobondet e disa vendeve anëtare të eurozonës apo vendeve përreth. Tregjet financiare i besojnë stabilitet makroekonomik të këtij vendi, i besojne perfomancës ekonomike të Shqipërisë. Vetëm pak ditë më pare ne firmosëm me Bankën Islamike të Zhvillimit marrëveshjen për 420 milion dollarë për autostradën Tiranë-Elbasan dhe duhet të dini se kushtet, kjo bankë i bashkëngjitet tenderit të qeverisë shqiptare me nje xhest besimi. Normalisht bankat i bëjnë vete tenderët, por suksesi i projekteve të tjera po bind gjithnjë institucionet financiare se në këtë vend projektet po shndërrohen në realitet.

Qeveria ruajti fytyrën e saj sociale dhe kjo gjykoj unë pas heqjes se vizave është dhe gjeja më e rëndësishme. Ne ia dolëm të jemi të vetmit ne Evropë te realizojmë rritjen me te madhe te rrogave dhe te pensioneve ne vitin 2010, ne një kohe kur qeveri te vendeve anëtare te BE dhe te vendeve te rajonit i ngrinë në variantin me optimal ose i ulen ato deri ne 20 %, pra kjo qeveri realizoi ritjen e tyre me te madhe. Reformat tona japin gjithnjw e me shumë fryte. Megjithe keto rritje aparati shtetëror rëndon mbi taksapaguesit shqiptar 6 % të GDP, kundrejt 25 % që rëndon në Rusi, kundrejt 15 % që rëndon në vende të tjera.

Shqipëria ka numrin e punonjësve publike 2 here me te ulet se sa vendet përreth qoftë për frymë, qoftë në mënyrë nominale.

Një sukses tjetre madhor i këtij viti është “Shqipëria Digjitale”. Këto ditë një specialist i një kompanie private te ICT më dërgon një mesash dhe me thotë se kjo platforme u bë realitet dhe se kur u shpall 4 vjet më parë skepticizmi ishte total. 4 vjet më parë në këtë vend ishin gjithsej 110 mije qytetarë që lundronin në internet. Sot janë mbi 1 milion shqiptarë në face book. Sot janë mbi 1 milion e treqindmijë shqiptarë që lundrojnë në internet, që paguajnë internet.

Sot, shkalla penetrimit të internetit nga 4.8% që ishte ne fillim të vitit 2006 ka arritur në 45 %.

Shqipëri u bë vendi i parë në botë me prokurime 100 % elektronike. Shqipëria qëndron më lart se disa nga vendet më të zhvilluara të Evropës për shkallën e penetrimit të internetit në shkollat e saj. Janë përgatitur e tere infrastruktura ligjore dhe fizike për të filluar ndërtimin e autostradës kombetare të internetit me e bandë super të gjerë. Është shtrirë kablli superoptik në të gjithë territorin e vendit, në linjat tensionit të lartë dhe ne dalim në tregun ndërkombëtar me një aset shumë të çmuar dhe në dy vitet që vijnë çdo familje shqiptare do të mund të marrë internet me bandë super të gjere dhe kjo do të jetë pastaj Shqipëria digjitale.

Ky është një nga tregjet më dinamike. Ju e dini se shqiptarët përqindjen e përdorimit të telefonit celular e kanë 17 % më të lartë se europianët. Qeveria do të bëjë çdo gjë për të arritur sa më shpejt në sportelin unik për çdo dokument shtetëror për qytetarin kudo që të ndodhte. Dy javë më parë ne inauguruam internet falas për të gjithë qytetarë shqiptarë ne Postat e vendit. Por ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në mënyrë që infrastruktura dixhitale, Shqipëria dixhitale të jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij vendi. Ne do të kalojmë qartësisht dhe me dy shifra mesataren e vendeve evropiane ne vitet që vijmë. Ne licencuam licencën e parë 3 G me çmim tre here më të shtrenjtë se sa çmimi i saj bazë, nga 12 milion euro u ble me 30 milion. Tregu është treg. Ai ka maninë e përcaktimit të çmimit më të saktë . ne do të vazhdojmë me te gjithë intensitetin tonë të liberalizmojmë maksimalisht këtë treg. Ne do të bëjmë cdo gjë që qytetartët shqiptarë të ëprdorin celularin njësoj si kompjuterin, sikundër mbetemi vendosur që cdo i ri shqiptar do të ketë internet dhe gjatë muajit janar, krijohet fondi i Shqipërisë dixhitale, në të cilën do të vendosen disa qindra milion të parat dhe do të shkojë duke u mbledhur, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të disponojnë një kompjuter. Do të jetë ky EMT, apo do të jetë një sistem tjetër , kjo do të varet nga tregu, por ky premtim do të mbahet. Ne jemi kombi më i ri në Evropë, ne do të dalim në krye. Ne jemi kombi në moshë biologjike digjitale, ne duhet të jemi dhe në moshë teknologjike digjitale.

Arsimi ka njohur zhvillimet më pozitive këtë vit. Në arsim këtë vit ne kemi shënuar së pari përqindjen më të lartë në historinë venit dhe një nga përqindjet më të larta në Evropë dhe në botë, të rekrutimit, të kalimit të nxënësve nga klasat e 9-ta në shkollat e mesme. Një rënie dramatike që pësoi nga 72 % në 38 % me shpërbërjen e sistemit të shkollave bujqësore, kombi po shkonte drejt injorancës në arsim, se po u ul niveli arsimor, ulet niveli i dijes dhe kjo ishte jashtëzakonisht e rëndë. Situata ishte e tillë saqë qeveria po diskutonte arsimin e mesëm të detyruar për të frenuar këtë gjë. Po këto 4 vite kanë qenë një kthesë vendimtare. Një sistem i tërë konviktesh nga Tropoja në Përmet, u ndërtuan, por nuk ka qenë ky faktori më i rëndësishëm. Faktori më i rëndësishëm ka qenë infrastruktura, ndërtimi, asfaltimi i mijëra dhe mijëra kilometra rrugë, bëri që këtë vit në bankat shkollave të mesme të ulen 91 % e nxënësve që mbaronin klasat e 9. Këtu nuk ka më vend për arsim të mesëm të detyruar. Mund të bëjmë përpjekje ta përmirësojmë pak më shumë. Por këtu jemi në një nivel, i cili dëshmon që një gjeneratë, ky komb bëhet me shkollë të mesme.

Po kështu këtë vit ne kemi kapur një nga treguesit më të mirë për rekrutimin e nxënësve nëpër universitete. 70 % e atyre që mbaruan maturën janë ulur në bankat e universiteteve. Edhe kjo është një arritje madhe. Këtë vit nis sistemi i reitingut të shkollave të larta të vendit. Kete vit po elaborohet sistemi i financimit të shkollave të larta të vendit. Asgjë më serioze se arsimi nuk ka dhe natyrisht do të ishte joreale që të prisje cilësi, në këto zhvillime të bujshme, them të bujshme sepse para 4 viteve ky vend ka patur gjithësej 52 mijë studentë dhe sot ka 152 mijë studentë.

Numri i degëve është shumëfishuar po dua të garantoj qytetarët shqiptarë se cilësia dhe vetëm cilësia do të jetë qëllimi dhe ambicia kryesore e qeverisë sime. Do të bëjmë çdo gjë që të realizojmë standardet më të mira të shkollimit të fëmijëve tuaj.

Shëndetësia, është viti i reformave të saj. Reformat në shëndetisi janë reformat më të vështira, po task forca ka shënuar progres të madh. Po përfundon kostifikimi i protokolleve spitalore të mjekimit, kushte themelor për reformën në shëndetësi. Nesër qeveria miraton ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore, në të cilat çdo qytetar në punë do të paguajë, të tjetër do të mbështeten nga qeveria, i tërë sistemi do të bazohet në kontributin, nuk do të ketë rritje as edhe një qindarkë të pagesës, por do të jetë qeveria që do të ndajë që ata të cilët nuk kanë, sepse jo të gjithë kanë, të tjetër ti paguajnë siç i kanë paguar deri më sot.

Punohet për të krijuar numrin, po punohet për të shkuar drejt sistemit shëndetësor digjital. Edhe ky kusht shumë i rëndësishëm për një shërbim cilësor të gjithanshëm.

Bujqësia, ky ka qenë viti më i suksesshëm i bujqësisë shqiptare, vit në të cilin eksportet bujqësore u rritën 30 % , vit në të cilin ullinjtë në këtë tokë tejkaluam ata të mbjellë që nga koha e Skënderbeut deri më sot. Në rast se numëronin 4.8 milion, sot numërojmë rreth 10 milion rrënjë ullinj të mbjellë në mbarë vendin. Ethja e ullirit ka përfshirë të gjithë zonën e këtij druri të adhurueshëm. Dhe unë garantoj se objektivi për mbjelljen e 20 milion rrënjë ullinjve do të tejkalohet. Krahas kësaj po përfundon projekti i farorëve, i arrës, shegës, lajthisë, bajames. Ky projekt për nga rëndësia e vet dhe vlera ekonomike mund të faktohet më i rëndësishëm se të gjitha projektet e tjera. Janë me qindra dhe mijëra ha tokë në përrojet, lumenjtë, zallishtet e këtij vendi që presin të mbillen me këto drurë frutore.

Në studimet evropiane, Shqipëria vlerësohet si vendi ideal i farorëve. Duke paguar çdo rrënjë të mbjell dhe unë kam bindjen se ky projekt do të japë shpejt rezultate veta. Po ecet në vaditje, po ecet në sistemimin e financimin, por mbi të gjitha një premtim solemn i kësaj qeverie po behet cdo ditë e më shumë realitet. Në çdo fshat, në çdo komunë të ketë infrastrukturën e një lagjeje të kryeqytetit, jo atë të Don Boskos, por atë të një lagjeje për së mbari. Të ketë dritë, të ketë rrugë, të ketë shkolla. Ky është zhvillimi qëndrueshëm rural. Pa këtë nuk ka pse të jetohet në fshat.

Nga Arrzi gjatë verës, një fshatar do të më dërgonte një mesazh, ku më thoshte’Djemte e mi erdhën nga Italia, me se ti ngjisin veturat në fshat, me helikopter? Kishte të drejtë të pretendonte për rrugët. Qeveria do ti ndërtojë rrugët. Ndërtuam 6 mijë km. Këtë vit kemi ndërtuar 1500 km , Në këtë mandat do të asfaltojmë 7 mijë km të tjera. Shqipëria do të ketë infrastrukturën rrugore më moderne në rajon dhe nga më modernet në Evropë. Qytetaret shqiptarë do të vijnë ne kryeqytetin e tyre me të paktën 50 deri në 70 % kohë më të shkurtër se deri më sot.

Tuneli do të nderohet në 18 muaj, Rruga e Arbërit do të përfundojë gjatë këtij mandati, Boshti i Jugut do të shkojë drejt finalizimit. Pra ne operojmë me kohën, si më e çmuara e te gjitha të çmuarave. Ne do tu kursejmë kohën shqiptarëve, ata do të ndërtojnë jetën e tyre ashtu siç duan.

Një fushë tjetër që ka patur bum ka qenë turizmi. Imagjinoni ju vendin, i cili nuk ekzistonte në hartën botërore të turizmit, apo që në vitin 2004 kishte pritur gjithsej 300 mijë vizitorë, të presë këtë vit rreth 3 milion e 500 mijë vizitorë. Kjo ka qenë tërësisht jashtë imagjinatës sonë. Kur unë dola në fushatë elektorale në vitin 2005 unë u premtova shqiptarëve se në dy vjet do të dyfishohet dhe në 4 vjet do të trefishohet turizmi. Turizmi është rritur me 12 here dhe Shqipëria është shpallur e bukura e dheut për vitin 2011 apo destinacioni i parë turistik për të gjithë kompleksitetin. Po bisedoja me një biznesmen dhe e vura re që kishte disa rezerva. I thashë se turizmi nuk është vetëm pasioni i të pasurve. Natyrisht ata kërkojnë lukse me 5 apo 7 yje , ndërsa qytetarët e botës nuk kërkojnë yje, por kërkojnë ujë të pastër, mjedis miqësor, ushqim të shijshëm, panorama të bukura, mikpritje dhe asnjë vend tjetër nuk i ka më të mira se sa ne, sepse ky vërshim është i lidhur me këta faktorë. Natyrisht qeveria ka bërë investimet me serioze, 300 km rrugë nga Velipoja deri në Ksamil, që zbresin nga akset kombëtare drejt bregut, janë asfaltuar.

Kilometrat e fundit do të përfundojnë deri në prill të këtij vit dhe çdo kilometer rrugë që zbret drejt bregut do të jetë asfaltuar.

Rrogat, ndihma ekonomike, pensionet pësuan rritjen më të madhe dhe do të njohin rritje po kaq të madhe dhe më të madhe vitin që vjen. Nuk mund kurrë të largohen nga ky gërshetim i Hayekut me Keinsin. Unë i besoj shumë Hayekut dhe në lirinë ekonomike qëndron magjia e tregut, por rritja rrogave dhe pensioneve është kusht përcaktues për zhvillimin e burimeve njerëzore,ndaj dhe ne i qëndrojmë kësaj që investimi në burimet njerëzore është investim kryesor.

Mbrojtja, Shqipëria përfaqësohet sot në Afganistan për frymë dhe GDP, një nga vendet më të larta në pjesëmarrje, merr pjesë në të gjitha rolet dhe misionet nga ai luftarak deri nga ai në prapavijë. Është shumëfishuar demontimi dhe unë kam besim të madh se para afateve ne do të jemi një nga vendet e para që do të çlirohemi përfundimisht nga municionet e rrezikshme të vjetruara.

Kultura e këtij vendi ka qenë dhe mbete një përparësi e madh, një reforme tërësore institucioneve të trashëgimisë kulturore është kompletuar. Shqiptarët nderuan këtë vit shenjtoren e tyre, Nëne Terezën me madheshti. Interesi për librin, sipas panairit të fundit ishte më i lartë se kurrë. Të gjitha zhanret e kulturës kanë patur një nxitje dhe një progres të admirueshëm.

Viti ka patur dy përmbytje të dhimbshme në Shkodër dhe Nënshkodër, por nga ana tjeter këto përmbytje kanë dëshmuar dhe shkallën më të lartë të qytetarëve të këtyre zonave dhe të autoriteteve shtetërore qendrore. Janë përballuar me të njëjtën shkallë përmbytje pa asnjë viktime ndërkohë që vende të tjera shumë më të fuqishme kanë numëruar me dhjetëra të tjera, kjo sepse gjithçka është bërë me zemër.

Viti ka hedhur themelet për një vit shumë të sukseshem që na pret, vit në të cilin Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë një nivel të ri të mirëqenies, të punësimit, të shpërblimit, të shkollimit , të integrimit, pra një Shqipëri e cila do të jetë gjithnjë e me reale si Shqipëri evropiane.

I nderuari zoti Kryeministër, pse nuk ia jepni komisionin hetimor opozitës, kur duket se zgjatja e kësaj çështjeje në parlament me replika, i mohon një të drejtë opozitës, për më tepër kur ju e kishit kërkuar kur ishit në opozitë pa asnjë kufizim komisionet hetimore, keni bërë një luftë të madhe parlamentare me rastin p.sh të komisionit Olldashi. Përse nuk ktheheni në të njëjtat pozita?

As në opozitë, as edhe një ditë, kurrë nuk kam menduar se dikush mund të pretendojë të hetojë pa fakte, prova, apo grup faktesh. Është e vërtetë, por komisioni Olldashi është bazuar në denoncime flagrante publike dhe në prokurori, të bëra nga qytetarë, të bëra nga zyrtarë, nga ministra të Partisë Socialiste dhe konkretisht ministrja e Kulturës Arta Dade, e cila kishte nisur disa dosje në prokurori. Komisioni Olldahsi u bazua mbi dosje, dokumente, fakte që dëshmonin dhe provonin shpërdorimin, abuzimin e zotit Edvin fasada, siç e quaja unë në atë kohë, pasi ishte bërë batërdia me fasadat. Vërtet unë etiketoja, por dosjet i kishte çuar zonja Dade në prokurori dhe jo unë. Dhjetë herë opozita ka pasur shansin të ketë komisionin hetimor. Të enjten që kaloi, të zënë ngushtë para faktit se nuk mund të kërkosh kurrë hetim pa fakte dhe pas një diskutimi që bënë, ata pranuan të vendosin faktet, sikurse unë kërkova vendosni këtë se kjo është një gjë primitive, pasi si mundet një njeri i qytetëruar të thotë do të hetoj pa fakte, përse do të hetojë. E pranuan, por ajo ishte një orë shumë e vonë, një orë fatkeqe për ta, se me asnjë mjet nuk arritën të komunikonin me kreun e tyre. Kërkuan shtyrje për të hënën. Ne ia pranuam, por çfarë sollën. Mbrëmë shqiptarët e panë, sollën maskën, kishin zëvendësuar fjalën hetim me kontroll. Por ky nuk është komision kontrolli. Me Kushtetutë, kontrolli është atribut i komisioneve të përhershme parlamentare. Unë garantoj që deputetët e opozitës në komisionet e përhershme, ato që kryesohen apo jo nga opozita, nuk do të kenë asnjë kufizim në kontroll. Por neni 77 i Kushtetutës, e zezë mbi të bardhë, i jep një atribut shtesë deputetëve, legjislativit, i jep hetimin. Por nuk mund të bësh atë që bënë ata, të thonë se me këtë nen do të bëjmë kontroll. Ky nen do të thotë hetim. Ndërsa kontrollin e kanë të lirë, mjafton të ushtrojnë të drejtën e kontrollit me komisionet e tjera dhe kaq.

Opozita nuk e do komisionin. Absolutisht, zoti Rama nuk e do komisionin. Dhe këtë e faktoi Shkodra. Gabimi njerëzor është gabim njerëzor. Të numërosh mijëra vota, në çdo doktrinë ka një përqindje gabimi të pranueshme, mund të jetë 1 përqind, 0.5 përqind, por ajo që doli në Shkodër është gabimi më teorik që mund të bëhet, vetëm një votë diferenca. Opozita duhet të ketë nderin të pranojë se shqiptarët, nga halli apo malli, vendosën një standard që nuk ekziston kurrkund, por është standard shumë i mirë. E mbrojmë dhe absolutisht është e domosdoshme ndoshta të bëhet universal dhe ky është numërimi, filmimi, fotografimi i votës. Kur e bëri Shqipëria, çdo vend mund ta bëjë. Nuk krijon asgjë dhe nuk kushton kaq shumë. Por kërkon integritet tek njerëzit. Zotëria që pretendoi se Shkodra është katrahura, hataja se në Shkodër demokratët bëjnë batërdinë, në një proces i ndërtuar me kamera nga prokuroria e pa që lëvizi vetëm një votë. Ndaj duhet të ketë ndershmërinë, kurajën t’u kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë, sepse i trajtoi si personazhin e Kafkës Josef K, u përpoq të arrestonte votën e tyre vetëm mbi dyshimin, pa asnjë provë, pa asnjë fakt. Ju i keni dëgjuar mbrëmë. Keqardhje e madhe. Thanë nuk kemi kërkuar rinumërimim. Por, në qoftë se bëjnë kështu, është si të dalësh e të thuash unë nuk quhem ‘x’ por ‘y’ dhe kjo më kujton personazhin e Remarkut, së cilës i shkonte i dashuri që kishte një problem të rëndë dhe një herë i thoshte edhe Rober dhe një herë tjetër Stefan. Edhe këta një herë thonë kemi kërkuar rinumërim dhe herën tjetër nuk kemi kërkuar rinumërim. Por opozita nuk e do komisionin. Dhe kjo, sepse opozita ka zero fakte. Kërcënon.

Unë nuk jam njeri që merrem shumë me eksperiencën. Ja u them këtë me sinqeritet. Eksperienca është e dobishme, por, në qoftë se e thekson shumë atë apo krijon një siguri me të, ka rrezik se të ikën e ardhmja. Dhe unë i qëndroj plotësisht kësaj. Por këta zotërinj në mënyrën si e trajtojnë votën absolutisht riprodhojnë tërësisht, në kushte të tjera, qëndrimin e etërve të tyre ndaj votës. Kam bërë me qindra kompromise gjatë jetës, por jam ai që nuk kam bërë një kompromis dhe ju jeni të gjithë dëshmitarë. Në momentin më kritik të jetës sime, unë për një parim kam zgjedhur greminën për veten time, por kam mbajtur parimin. Kjo është çështja e fajdeve. Opozita ia doli të bindë shqiptarët se qeveria kishte marrë paratë, kur ajo nuk kishte prekur asnjë lek. Përgjegjësia e qeverisë ishte se i toleroi fajdet. E theksoj, nuk merrem shumë me eksperiencën, por ka gjëra, për të cilat unë nuk mund të veproj ndryshe. Dy vetë ishim, unë kryeministër dhe rivali im, që doli nga burgu, në krye të partisë. Unë kisha të gjitha levat e mundësitë t’u thosha shqiptarëve se do t’jua paguaj çdo qindarkë. Kisha mekanizmat, por nuk kisha moralin. Ku do t’i merrja paratë? Sigurisht do t’i paguaja, por do t’ia merrja atyre që nuk kishin futur asnjë qindarkë në fajde. Dhe kjo nuk kishte moral. Të merrja para të bardhë dhe t’i fusja në vrima të zeza. Ndaj unë deklarova se një borxh që nuk është marrë, nuk njihet kurrë. Rivali im deklaroi se do t’jua paguante çdo qindarkë. Port të jeni të sigurt se po të kisha premtuar do të kisha paguar çdo qindarkë, por bëra të kundërtën, ika nga pushteti. Të mendojë kusht se unë do të pranoj të lëviz me votën e shqiptarëve, kjo kurrë. Dy ideale kam pasur më sublime në jetë: votën dhe fjalën e lirë. Asgjë tjetër, as karrierën. Kam qenë kalorës në fushën time, i dashuruar dhe apasionuar në një shkallë shumë të madhe me të, por këto të dyja mungonin. Ky zotëri një ditë u thotë shqiptarëve se ishte ditë historike, pastaj nis një proces kundër votës së tyre, në mënyrën më të papranueshme. Megjithatë, urdhëroni hetoni, numëroni çdo votë, por gjej procedurën ligjore dhe jo të dalin ligji jam unë. Ligji nuk jam unë. Ligjin e kemi firmosur bashkërisht në parlament. Po të mos kisha mbajtur atë moral, mund të kisha qëndruar edhe në pushtet në atë periudhë, por një mijë herë falënderoj zotin që më ndihmoi për të marrë atë vendim të drejtë që mora. Edhe tani nuk kam asgjë, por absolutisht hetim pa prova nuk mund të bëhet kurrë. Vota nuk mund të preket.

Hayek nuk bëhet me Keins, sepse të taksash në mënyrë hajekjane e të shpenzosh në mënyrë kejnesiane nuk rrinë të dyja bashkë.

Është pak më ndryshe. E theksova nuk jam shumë në shpenzimet publike, por ka një kriter. Qeveritë e vogla në definicion janë qeveritë me rreth 6 përqind të GDP, ose +/- 1. Ne jemi aty. Ne sërish mbetemi qeveri e vogël. Ne jemi vërtet qeveri e vogël. Raportet thonë se ne bëmë një shkurtim 33 përqind të administratës qendrore dhe kjo është e vërtetë. Tek ne punonjës publike me punonjës të sektorit privat është 1 me 4, ndërsa në vendet për rreth 1 me 1, ose 1.2 me 1. Ne jemi korrekt me taksapaguesit, jemi Hayek.

Zoti Berisha pyetja ime lidhet me eksperiencën. Ju keni këndvështrimin tuaj natyrisht, ju jeni një politikan me eksperiencë shumë të madhe. Duke parë situatën aktuale gjendja duket e pa shpresë. Unë pyes politikanin Sali Berisha, që ka kaluar mjaft kompromise dhe situata të ndryshme, ne këtë rast janë ezauruar të gjitha rrugët për zgjidhjen e ngërçit politik apo politikani Sali Berisha shikon ndonjë spirale mbi të cilën mund të puntohet?

Absolutisht unë mendoj se opozita i ka të gjitha shanset për të përfituar. Nuk kam asnjë tendencë për t’i kufizuar asnjë të drejtë, por ka një gjë, politikani Sali Berisha nuk mund të udhëheqë kurrë opozitën, meqë iu referove eksperiencës. Ju keni 20 vjet së bashku me mua dhe nuk mund të tregoni kurrë se unë kam ndërhyrë ndonjëherë në problemet e një forcë politike në këtë vend. Kam ndërhyrë vetëm një herë në jetën time dhe këtë e kam thënë, në një forcë politike diku tjetër, por që ishte një rast tragjik dhe nuk ndërhyj kurrë më. Ky është një parim i pandryshueshëm i imi. Unë e respektoj opozitën, por nuk mundem që ta udhëheq, kjo i përket asaj. Ndërsa marrëveshjet që kemi bërë bashkë i respektoj. I dëgjoj vazhdimisht, sulmojnë gjykatën se ju mohoi të drejtën e rinumërimit e të komisionerëve, lavdërojnë gjykatën se ju dha mandatin e Ruzhdies, e njëjta gjykatë, të njëjtët gjykatës. Nuk ka asgjë më qesharake se kur në një rast ti pranon dhe në rastin tjetër ti e hedh poshtë. Unë ju dhashë këtë shembull. Ajo që më mbetet mua është ta respektoj plotësisht opozitën dhe për këtë jam i vendosur dhe e konsideroj vlerë të madhe, pushtet moral, por ndërkohë jeta rrjedh. Të gjitha këto dhe thashë vetëm një pjesë janë zhvillime jashtë kutie dhe kjo është e vërteta. Unë ia kisha bërë të qartë zotërisë që kam axhendën time, do të punojmë bashkë OK, eja të punojmë, nuk do, si të duash, unë kam axhenden time. Unë jam përgjegjës për aq sa jam. Kurrë nuk mund të bëhem përgjegjës për gjithçka se nuk arrij dot, fatmirësisht.

Në variantin e parë shkruan hetim pa kufizim. Një njeri i lirë nuk mund të shkruajë kurrë hetim pa kufizime, sepse e di që çdo institucion ka kufizimet e tij, në një shtet ligjor pushtetet janë të ndara. Por janë shqiptarët që do të thonë fjalën dhe ne duhet të kemi durim t’i dëgjojmë ata, sepse në politikë, ndodh një fenomen mahnitës. Në periudha të tëra ti udhëheq, ti përcakton, por ka periudha që të udhëheqin dhe duhet ta kuptosh këtë lloj fenomeni, sepse kjo absolutisht është e vërtetë. Të udhëheqin ata që udhëheq ti dhe duhet të kesh besim në udhëheqjen e tyre. Unë kam besim tek qytetarët shqiptarë, për mënyrën demokratike, unë kam durim, por më parë preferoj një zgjidhje demokratike nga qytetarët shqiptarë, sesa një dhunim të asaj që përbën mekanizmin themelor të lirive të tyre të votës, sepse ja ku jeni ju, gazetarë të pavarur të një spektri shumë të gjerë, por nuk ekziston në arkivat tuaja, as edhe një raport i vetëm se në këto zgjedhje u manipulua me numrin e votave dhe ju jeni ata që keni luajtur një rol kryesor në arritjen e kësaj gjejë, duke denoncuar sa herë ndodhnin. Pra, kjo është situata ndaj dhe unë kam besim te shqiptarët se mençurisht do të udhëheqin dhe do ta zgjidhin. Unë do ta vazhdoj axhendën time, i hapur dhe i respektueshme ndaj opozitës pa asnjë lloj hezitimi.

Zoti Berisha, jeni shprehur gjatë vitit që kaloi dhe në vazhdim edhe privatisht, por edhe publikisht se frika j më e madhe gjatë 2009, ishte mos pjesëmarrja e Edi Ramës në zgjedhje. Jeni shprehu se e keni pasur këtë frikë. Dhe a ishte kjo një lloj përgjigje, që ju bëtë disa kompromise, duke filluar që nga kodi elektoral, që ia u diktoi opozita dhe shumë detaje të tjera, të cilat në njëfarë mënyre lëshuat pe. Ishte opozita që jua diktoi. Kjo frikë përpara zgjedhjeve lokale për mos pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje është akoma më e madhe. Kush na garanton ne, se ju nuk do bëni kompromise të tjera si ato që keni bërë? Pse shumë njerëz bëjnë pyetjen se a do ia lejë zoti Berisha Bashkinë e Tiranës Edi Ramës. Po unë dua të di se cilat janë shenjat që ju jepni qytetarëve shqiptarë duke filluar nga kandidati i Tiranës , disa nga këto shenja që nuk do bëni kompromise të tilla?

Unë ju falënderoj për pyetjen, por prapë do të ndalem në këtë moment. Absolutisht, idealet e mia personale dhe shoqërore më të larta e më kryesore kanë qenë vota dhe fjala. Edhe në pushtet në 2002 humbën zgjedhjet lokale, pra, u bënë zgjedhje, kur i humbet qeveria, zgjedhjet nuk mund t’i qortosh dhe nuk u qortuan. U bë referendumi dhe nëse do të merrja propozimin e Petro Koçit për bazë, referendumi përsëritej. Por nuk e kam marrë për bazë, vetëm për të mos përsëritur referendumin, për të mbetur në anën e opozitës. Kjo sepse një rezultat të ngushtë nuk e doja. Erdhëm te 1996 e çfarë bëri opozita. 2 orë para, në mënyrë absolute pa asnjë shkak legal edhe mund t’ju faktoj, tërhoqi të gjithë komisionerët. Kisha bërë përpjekjet më të mëdha për zgjedhje të ndershme, por vazoja u thye, iku opozita dhe jua thashë pa asnjë shkak. Këtë e them, sepse OSBE/OHDIR bëri një raport 36 faqe dhe zonja Glover, që monitoroi zgjedhjet kësaj here, ishte drejtoreshë e OHDIR-it dhe në atë raport nuk përmendi as edhe njëherë të vetme bojkotin. E prita si President në zyrën time dhe i thashë se sa qëndron nga ana profesionale që në një vëzhgim tërësor të mos thuhej fjala bojkot, mund të thuash për faj të qeverisë, por të mos e përmendësh fare, është e papranueshme. Ke të drejtë më tha, por problemi është se ka përfunduar raporti. E vërteta duhet të predominojë. Botoje një faqe thuaj që ka pasur bojkot, bojkotoi opozita,kaq, pot ë dush thuaj për faj të qeverisë nuk kam asgjë unë. Por sa dinjitoz është një raport, që ligjëron bojkotin. Ju keni qenë pjesë e bojkotit? Pse se përmendi këtë? Jo thanë nuk kemi qenë pjesë nuk e përmendim . Mirë i thash do ketë zgjedhje në tetor OHDIR nuk pranohet, nuk e pranova. Jo Këshilli i Europës solli 410 vëzhgues. Zgjedhjet u bënë pa asnjë qortim, po këto ishin lokale kështu që prapë tek ideali im. Nuk kisha bërë zgjedhje të përgjithshme që të faktoja përkushtimin tim total. Sigurisht që në politikë si në çdo gjë egoja është ego. Unë duhet të faktoja këtë. Erdhën zgjedhjet lokalet 2007 nuk po ndalem jeni dëshmitarë vetë se ç’bëri filloji 18 muaj para ti shtyjmë zgjedhjet. Megjithatë unë isha në pozicion të vështirë ai ishte në avantazh, sepse për mua duhet të zhvilloheshin zgjedhjet, kisha qeverinë. Si përfundim e zgjidha me Fatos Nanon. Problemin për të cilën i jam shumë mirënjohës, e them me sinqeritet, sepse mori në një moment një përgjegjësi, që edhe mos e merrte. Për të ndalur zgjedhjet çfarë bëri , një diskutim për çertifikatat, që ky i shpërndante 80% çertefikatat. Në atë raport, i cili i shau i kritikoi, tha një gjë se nuk ka pasur të dhëna për përpjekje për manipulim apo ndryshim rezultati. Por kjo nuk mjaftonte, sepse zgjedhjet ishin lokale. Ndaj edhe unë me çdo kusht do të bëja gjithçka që shqiptarët të votonin të lirë. Po kjo nuk mund të faktohej në rast se opozita nuk merrte pjesë. Bëra çdo lëshim çfarë kërkoi, ja ku e kam përfaqësuesin tim dhe ky hapte sytë. Kërkojnë këtë,jepja. Kur marr vesh unë caktohet Odriglover prapë i them të gjithë zyrtarëve se e fundit në planet, që mund të caktohej është kjo zonja. Po shqyrtoja mundësinë, por prapë që mund të shpallja non grada, një diplomate britanike ishte shumë e vjetër, shumë e papranueshme. Ajo ishte në pension por prapë se prapë stononte, pastaj marr vesh unë një sintonizim me Edi Ramën. Tani thash tërhiqu totalisht se, ai të bojkoton zgjedhjet. Të vijë erdhi nuk e prita asnjëherë. E shkrojtën nëpër gazeta se nuk e priti ,i mora këto përballje nuk e prita. Erdhi dhe filloi të replikojë çdo deklaratë të Edi Ramës sa që më detyroi të thërras përfaqësuesit e vendit të saj e ti them se megafonin nuk mund ta bëjë kjo zonjë. Nëse kjo bën megafonin unë do të qëndroj, s’ka rrugë tjetër, vota e shqiptarit ishte për mua gjëja më e rëndësishme. Çfarë kërkoi bëra. Ky ditën e fundit desh ti bojkotojë prapë vendosi bojkotin. Pastaj një ambasadë e një vendi mik bashkë me OSBE-në, të dy së bashku i thanë nëse ti bojkoton zgjedhjet ky i ka të fituara se ka bërë çdo gjë dhe në mënyrë absolute ,merr çdo lloj përgjegjësie. Hyri në zgjedhje ku bënë zgjedhjet, këto që janë unë kam përgjegjësi për këtë, ti krijoj çdo lloj kushti . Keni ndonjëherë në botë ti thotë kush opozitës merr lapsin shkruaj amendamente se po ti botoj, unë prapë e bëj atë,sepse ka të drejtë të kërkojë . Shqiptarët prandaj ju thashë njëherë udhëheq njëherë të udhëheqin,do të udhëheqin shqiptarët,do votojnë do ecin. Kohën e shqiptarëve nuk mund ta futë kush në kuti, ora ecën edhe siç e din ti e pyet Godfri Lens Oton i thotë Oto, cila është gjëja më e tmerrshme në këtë botë? Ajo aty i thotë. Cila? Ora. Po pse i thotë? Sepse tiktaku i saj nuk ndalet kurrë. Kështu që ora nuk ndalet,ora në kuti nuk hyn. Ndaj dhe ne do ecim. Unë e respektoj kaq, por për ndryshe pastaj as nuk marr përsipër ta udhëheq. Marr përsipër të krijoj çdo kusht për zgjedhje të lira, pranova për të vëzhguar edhe mos mendo ti, se njëri nga ju shkroi që beteja u bë midis këtij dhe atij. Jo. Aty ishin njerëz të ndershëm, të cilët vëzhguan me ndershmëri . Nuk është fare sekret t’ju them unë ju se përfaqësuesi i një vendi të madh ,shumë i rëndësishme ,deklaroi se erdha me përshtypje të tjera, por u largova me përshtypje krejtësisht të tjera. Mafia e votës është një nga mafiet më të rrezikshme në Europë, por shqiptarët,unë mbrojta atë dhe kjo është e vërteta,mbrojta votën e shqiptarëve. E kam thënë dhe do ta mbroj e kam të rëndësishme shumë .

Unë ju falënderoj shumë dhe iu ftoj tani të ngremë nga një shëndet për njëri- tjetrin dhe me shumë mirënjohje, shumë falënderim për të gjithë punën e shkëlqyer që keni bërë gjatë këtij viti në informimin e publikut shqiptarë, në opinione dhe në të gjitha veprimtaritë tuaja.

Shumë faleminderit dhe urimet më të përzemërta për ju të gjithë punonjësit e shtypit, gazetarët,botuesit, drejtorët, kameramanët, urimet shumë të përzemërta.

NOA

KOMENTE