English

Shalsi: Qeveria e Berishës nuk është zgjidhja, por problemi i shqiptarëve

Tiranë, 29 dhjetor, NOA – Partia Socialiste ka reaguar sot për bilacnin e një viti qeverisje që prezantoi dje kryeministri Sali Berisha.

“Qeveria e Sali Berishës nuk është zgjidhja, por problemi i shqiptarëve dhe viti që po lëmë pas është një vit për tu harruar dhe jo për tu lavdëruar”, tha sot deputeti i PS-së, Eduard Shalsi.

“Nga selia e Kryeministrisë, Kryeministri i pazgjedhur, deklaroi si pak të tjerë kanë patur guximin ta bëjnë, për suksese e arritje, për një realitet personal të tij e të oborrit të tij, për një Shqipëri virtuale ku përveç pushtetarëve nuk jeton askush”, tha ai.

Shalsi tha se vendi është në krizë politike, ekonomike, morale. Ai theksoi se ky vit filloi dhe përfundoi me përmbytje.

“Varfëria dhe papunësia janë ulur këmbëkryq në Shqipëri. Një ne çdo katër shqiptarë sot lufton për të mbijetuar ndërkohë që Sali Berisha trumbetonte se Shqipëria po jetonte në një mrekulli ekonomike. Nuk mjaftonte që po e zhyt këtë vend në mjerim, por zgjodhi edhe të tallej me fatkeqësinë që ai vetë po u shkaktonte shqiptarëve”, tha sot Shalsi.

Duke u ndalur në krizën ekonomike, Shalsi tha se ajo ka prekur tashmë njësinë, qelizën bazë të shoqërisë shqiptare: ekonominë familjare.

“Çdo familje ka me pak te ardhura, dhe me shume shpenzime, ka rënie te dukshme te fuqisë blerëse, kemi rritje te çmimeve ne mallrat e konsumit, por kemi shtrenjtim edhe te pagesave për shërbimet baze. Shqiptaret e paguajnë ujin dhe energjie elektrike me shtrenjte”, tha sot Shalsi.

a.k/NOA

KOMENTE