Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, plagosen rëndë gjashtë vetë
English

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, plagosen rëndë gjashtë vetë

Elbasan, 30 dhjetor, NOA – Pas aksidentit të rëndë të së dielës së 26 dhjetorit ku humbën jetën tre persona, rruga Elbasan-Peqin përgjaket sërish. Një aksident i rëndë mësohet se është shënuar në këtë aks rrugor, ku janë përplasur fuqishëm dy makina të cilat ecnin në sens të kundërt me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë.

Kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit uniformat e policisë rrugore, të cilat sikundër raporton korrespondenti i agjencisë NOA kanë bërë të mundur në mënyrë të shpejtë të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit të nxjerrin nga automjetet të plagosurit rëndë.

Sipas policisë janë përplasur rishtas dy automjete me targa greke, që nënkupton se janë përsëri emigrantët e kthyer për festat e fundvitit ata që bëhen protagonistë të aksidenteve në rrugët e vendit.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur para gjysmë ore në aksin kombëtar Elbasan_peqin pikërisht në vendin e quajtur “Paper”.

Policia raporton se automjetet gjatë përplasjes së fuqishme janë shkatërruar plotësisht, andaj ka qenë shumë e vështirë nxjerrja e të plagosurve.

Por, edhe pse ende nuk është shënuar një viktimë nga ky aksident, është e qartë se nga përplasja e fortë e makinave pasagjerët e dy makinave janë lënduar keq, madje disa prej tyre janë në gjendje tejet kritike për jetën.

Ashtu sikundër mund të vetëkuptohet përplasja ka ndodhur nga shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin automjetet.

Por, policia ende po heton për rrethanat e aksidentit, nga ku ende nuk dihen nëse do të shënohen viktimat e radhës.

Nga aksidenti i 26 dhjetorit në këtë aks rrugor që lidh Elbasanin me Peqinin mbetën të vdekur nga përplasja e dy makinave me targa të huaja 40-vjeçari Agim Salliu, 18 vjeçarja Bernarda Dibra dhe Alban Hojka, ndërkohë që u plagosën rëndë 52-vjeçarja Samie Salliu dhe 25-vjeçari Klodian Greca, si dhe 19-vjeçarja Arjola Balla, e cila ndodhej në koma pas aksidentit fatal.

Viti 2010 shënon jo pak, por 1470 aksidente rrugore në të gjithë vendin, ndërkohë që gjatë 365 ditëve të kanë humbur jetën në rrugët e vendit si pasojë e aksidenteve 316 persona, pra gati gati nga një viktimë për çdo ditë të vitit.

Dhe shkaqet e aksidenteve janë të njëjta, shpejtësia e lartë, parakalimet e gabuara apo drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur.

mit/NOA

KOMENTE