Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha vizitë në Azilin e Kavajës, uron të moshuarit për festat
English

Berisha vizitë në Azilin e Kavajës, uron të moshuarit për festat

Kavajë, 30 dhjetor, NOA - Kryeministri Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij, zonjën Liri Berisha, të shoqëruar edhe nga mbesat e tyre, vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, duke i uruar ata me rastin e Vitit të Ri.

Kryeministri i siguroi të moshuarit se vëmendja e qeverisë do të jetë e plotë, ndaj çdo lloj problematike që do të kenë shtëpitë e të moshuarve, në mbarë vendin, duke bërë gjithçka që kushtet, në cilat ata jetojnë, të përmirësohen nga viti në vit.

Në përfundim, kryeministri Berisha, së bashku me mbesat dhe zonjën Berisha shpërndanë për të moshuarit dhurata.

“Erdha me Lilin dhe me mbesat të ndaj disa momente gëzimi me ju, urime për festën e viti të ri, tu përshëndesim shumë përzemërsisht, tu urojmë shëndet, tu sigurojmë se ne do t’ju mbështesim ju në çdo lloj problemi që të keni. Me drejtorin tuaj, me ministrin, unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, për problematikat, jo vetëm të këtij azili, por të të gjitha shtëpive të të moshuarve në mbarë vendin dhe se do të bëjmë gjithçka që çdo vit e me të mira , më të këndshme, të bëhen kushtet këtu ku jetoni dhe ju të gëzoni sa më mirë në komunitetin tuaj”, u tha Berisha të moshuarve.

n.e/NOA

KOMENTE