Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Countryman: Shqipëria të zgjidhë ngërçin politik, që zgjedhjet e radhës mos të kontestohen
English

Countryman: Shqipëria të zgjidhë ngërçin politik, që zgjedhjet e radhës mos të kontestohen

E enjte, 30 dhjetor, NOA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë apel politikës shqiptare që të tejkalohet ngërçi në të cilin është bllokuar.

Ky apel vjen nëpërmjet zëendësndihmësit sekretar amerikan i shtetit, Thomas Countryman.

Këtë deklaratë Countryman e dha gjatë një interviste për BBC, ku theksoi se, politika shqiptare duhet të tregohet e aftë, në mënyrë që zgjedhjet e tjera të mos kontestohen.

“Si vend anëtar i NATO-s dhe me aspirata të bëhet anëtare e BE-së, Shqipëria duhet të zhvillojë aftësitë për kompromise ndërmjet partive kryesore dhe aftësitë për të zhvilluar zgjedhje të drejta dhe transparente, flas këtu për zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverë”, theksoi ai më tej.
Ai u shpreh gjithashtu se ndërkombëtarët nuk e kanë braktisur Shqipërinë, por e kanë lënë atë që të zgjidhë vetë problemet, duke qenë se sot ajo është një anëtare e NATO-s.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ajo thotë se është e gatshme për anëtarësim në BE. Nëse është kështu, nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t'i zgjidhin”, ka nënvizuar Countryman.
Lidhur me akuzat e raportuesit Marti, Countryman tha se, për këtë pritet mendimi i EULEX.

a.y/NOA
KOMENTE