English

Ekzekutohet emigranti në Vlorë, dyshohet për hakmarrje

Vlorë, 30 dhjetor, NOA - Një vrasje ka ndodhur sot në aksin rrugor Vlorë-Fier. Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton se viktima është Romeo Fejzaj, rreth 40 vjeç. I ndjeri Fejzaj sapo ishte kthyer nga Italia ku jetonte prej vitesh. Në makinën me të cilën udhëtonte, kanë qenë dhe dy të afërm të tjerë të tij.

Korrespondenti i Agjencisë NOA citon burime të policisë të cilat deklarojnë se një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hakmarrjes.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Fier, në fshatin Panaja. Persona ende të paidentifikuar, që udhëtonin me një makinë me targa të Fierit, kanë qëlluar mbi Fejzajn duke e lenë të vdekur në vend.

Policia e Vlorës dhe e Fierit janë vënë në kërkim të autorëve duke u bazuar dhe në të dhënat për makinën që u përdor për kryerjen e vrasjes dhe largimin nga vendngjarja.

a.k/NOA

KOMENTE