Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hedhja në erë e shtyllës elektrike, Policia: Sabotim për festën e Vitit të Ri
English

Hedhja në erë e shtyllës elektrike, Policia: Sabotim për festën e Vitit të Ri

E enjte, 30 dhjetor, NOA / A.Ymeraj (Update) Një shtyllë e tensionit të lartë 220 kw është hedhur në erë pak minuta më parë në fshatin Budullë të Fushë-Krujës. Goditja e bërë shtyllës elektrike, duke i shkaktuar terr qytetarëve të Shqipërisë së Mesme duket se është e qëllimshme.

I kontaktuar nga mediat kreu i OST-së Sokol Ramadani, sqaron se është hedhur në erë një linjë dyfishe e cila sillte energjinë elektrike direkt nga hidrocentrali.

Ramadani e ka cilësuar si një sabotim për festat, pasi edhe mënyra e shkatërrimit të bazamentit të saj me lëndën plasëse të llojit dinamit, është e tillë që ajo është dëmtuar rëndë.

Lidhur me mungesën e energjisë elektrike që do të shoqërojë zonat e Shqipërisë së Mesme, Ramadani u shpreh se, po punohet që kjo ndërprerje të jetë sa më e shkurtër.

Ai theksoi se rindërtimi i kësaj shtylle kërkon kohë dhe si e tillë, po punohet për gjetjen e formave të reja në mënyrë që energjia mos të mungojë, ose të mungojë sa më pak.

Ndërkaq burime policore për agjencinë e lajmeve NOA, konfirmojnë se janë ndaluar disa persona të cilët mendohen se kanë djeni ose janë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur sonte.

Rreth një e treta e qytetit të Fushë-Krujës nuk ka drita, madje edhe një pjesë e qytetit të Durrësit, si dhe në Tiranë, zona e Sharrës, Selitës dhe Kombinatit, por edhe "21 Dhjetori", nuk po furnizohen me energji elektrike, si rrjedhojë e hedhjes në erë me dinamit të kësaj shtylle.

***

Telashet me energjine elektrike ishin edhe gjate pasdites se te merkures. Energjia elektrike është ndërprerë dje për katër qytete dhe fshatrat përreth tyre dhe ky black out ka përfshirë edhe një pjesë të mirë të kryeqytetit.

Korrespondentët e NOA raportuan mbreme se në qytetet e Durrësit, Fierit, Kavajës dhe Vlorës nuk ka energji elektrike. Pas pak oresh u raportua se eshte kthyer energjia pjeserisht ne qytetet e Vlores dhe Durresit, por vetem ne disa lagje.

Gjate dites se sotme, energjia elektrike mungoi ne nje pjese te mire te Vlores. Problemet vazhduan edhe nNë Tiranë, ku zonat tek Bulevardi Zogu i Parë duke përfshirë rrugët përreth saj dhe fshatrat përreth ishin gjithashtu pa energji elektrike.

Burime zyrtare të OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) pohuan se “është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për banoret e Durrësit, Fierit, Kavajës dhe Vlorës, për shkak te një defekti ne linjën e tensionit te larte 120 kV Fier- Elbasan”.

Ndërkohë, OST-ja “duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të këtyre zonave”, tha se “specialistet tanë po punojnë për riparimin sa me te shpejte te këtij defekti”.

a.y/NOA

KOMENTE