Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-presidenti shpallet fajtor për përdhunimin e sekretares dhe ngacmimin e dy grave
English

Ish-presidenti shpallet fajtor për përdhunimin e sekretares dhe ngacmimin e dy grave

Jerusalem, 30 dhjetor, NOA - Një gjykatë në Izrael ka shpallur fajtor ish-presidentin Moshe Katsav, i cili ishte akuzuar për përdhunimin e një punonjëseje të tij.

Gjykata e dënoi Moshe Katsav edhe për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijëshme ndaj dy grave të tjera. Paneli i përbërë prej tre gjyqtarësh tha se dëshmia e z.Katsav kishte qenë e mbushur me gënjeshtra.

Dënimi do të shpallet në një datë tjetër por akuzat për përdhunim përgjithësisht dënohen me 4 vjet burg në Izrael.

Katsav ka të drejtë të apelojë vendimin. Akuzat kanë të bëjnë me periudhën kur ai ishte ministër i turizmit dhe më pas president.

Dy vjet më parë Katsav u tërhoq nga një marrëveshje për pranimin e fajësisë, raporton BBC.

NOA

KOMENTE