Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ kërkon punonjës për djegien e fletëve të votimit
English

KQZ kërkon punonjës për djegien e fletëve të votimit

PS i dërgoi letër europianëve në shtator 2010: Alarm, po djegin fletët e votimit, ja teksti i plotë

Tiranë, 30 dhjetor, NOA - Pas vendimit të debatuar gjatë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për djegien e fletëve të votimit dhe hapjen e kutive me materiale zgjedhore, ka nisur puna për vënien tij në zbatim.

Për eliminimin e fletëve që do të kryhet duke i djegur me benzinë, KQZ-ja njoftoi sot se duhet të shtohet numri i personelit të këtij institucioni. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se kërkohet supervizor logjistike dhe punëtorë logjistike për këtë proces.

“Në zbatim të vendimit nr. 51, datë 29.12.2010 “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin të datës 29 Qershor 2009”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të punësojë personel të përkohshëm, duke filluar nga data 7 Janar 2011 në pozicionet e mëposhtme: Supervizor Logjistike, punëtor logjistike”, njofton KQZ-ja.

Në bazë të vendimit të marrë dy ditë më parë, duhen rreth 70 ditë për djegien e fletëve të votimit. Ndërkohë që punëtorët duhen edhe për hapjen e kutive dhe pastrimin e tyre.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon që të aplikojnë të gjithë të interesuarit që kane punuar më parë dhe kanë eksperiencë në logjistikën zgjedhore”, thuhet në njoftim.

Për të interesuarit që kërkojnë të aplikojnë në këtë institucion, KQZ-ja sqaron se “dokumentacioni duhet dorëzuar në KQZ brenda datës 5 Janar 2011, ora 16.00”.

***

PS i dërgoi leter europianëve në shtator 2010: Alarm, po djegin fletët e votimit:

KQZ po përgatit djegien e fletëve të votimit të 28 qershorit 2009. Ky ka qenë alarmi i lëshuar nga selia rozë, më përmes një letre të posaçme u ka bërë me dije përfaqësuesve të Parlamentit Evropian.

E drejtuar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, përkatësisht ndaj krerëve të grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian Martin Schulz dhe Joseph Daul, si edhe komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule; kjo letër parashtron shqetësimin e selisë rozë lidhur me masën e paralajmëruar të KQZ-së për djegien e flerëve të votimit, ku ajo ka bazuar në fakt edhe transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit të vitit të kaluar.

“Nëpërmjet kësaj letre unë do të doja t'ju informoj se PS dhe grupi parlamentar i saj përshëndet Rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, të miratuar në Strasburg më 8 korrik 2010, si një dokument i rëndësishëm që paraqet hapat e rëndësishëm të cilat duhet të ndërmerren nga aktorët kryesorë politikë në Shqipëri në mënyrë që të mbështetet procesi evropian për integrimin”, nis letra e drejtuar PE-së nga Ruçi.

Duke vijuar më tej se “me qëllim të zbatimit të plotë të kësaj rezolute dhe në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme dhe ankesat e institucioneve të BE-së për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike në vend, kemi kërkuar rivendosjen e dialogut politik me shumicën qeveritare në mënyrë që së bashku të identifikojmë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e krizës së tanishme politike”.

“Pas kërkesës sonë publike në këtë aspekt, gjatë gjysmës së dytë të korrikut 2010, udhëheqësit e opozitës dhe shumica e grupeve parlamentare u takuan për disa raunde bisedimesh për të arritur një zgjidhje të përshtatshme për krizën e tanishme, por për fat të keq takimet ishin të pasuksesshme dhe nuk dhanë ndonjë rezultat konkret”, citon më tej letra.

Ndër të tjera, Ruçi shton në këtë letër edhe faktin se opozita i ka dërguar një dokument konfidencial mazhorancës, e cila përmbante një ofertë të plotë politike dhe ligjore për zgjidhje të shpejtë dhe të plotë të krizës politike në vend.

“Oferta jonë politike përfshinte një projekt-marrëveshje midis Partisë Demokratike dhe Partia Socialiste që do të bëjë të mundur një zgjidhje të menjëhershme dhe të plotë të krizës politike në vend, bazuar në parimet e kushtetutshmërisë dhe të transparencës, dhe hap një faqe të re për bashkëpunim afatgjatë në mes të dyja palët”, thuhet në letër.

E shton se ndërsa duke lejuar qeverinë të marrë kohën e nevojshme për të vlerësuar dhe për t'iu përgjigjur plotë ofertës politike të PS, “qeveria ka abuzuar me tolerancën e opozitës”.

“Ndërsa ne kërkuam të ofrojmë një zgjidhje edhe më shumë konstruktive për zgjidhjen e krizës, qeveria u përgjigj duke u kthyer në pozicionin që ka mbajtur që një vit më parë. Reagimi i qeverisë, nuk e përkrah fillimin e procesit të hetimeve pa marrë një përgjigje nga Komisioni i Venecias në lidhje me fletët e votimit, që do të thotë një rënie të thellë për qëndrimin që mbajtën gjatë negociatave para miratimit të Rezolutës Parlamentit Evropian”, citon Ruçi në ankesën e tij.

Duke përfunduar se “nuk ka asnjë dyshim se kjo përpjekje e fundit të qeverisë është edhe një përpjekje për të larguar të gjitha shanset për një hetim parlamentar të zgjedhjeve 2009”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse çdo shtyrje të procesit të hetimit të zgjedhjeve parlamentare 2009 do të kontribuojë në thellimin e krizës politike në vend dhe situata është bërë shumë kritike pas deklaratave të fundit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili tha se do të nxjerrë në 17 shtator 2010, një vendim për hapjen e kutive të votimit dhe për të eliminuar fletët e votimit nën pretekstin se "kutia duhet të jetë e zbrazur në funksion të zgjedhjeve lokale", të cilat do të mbahet më 8 maj 2011. Nëse ky vendim do të merret, atëherë mundësia për një hetim parlamentar të zgjedhjeve 2009 do të ishte përfundimisht e humbur”, përfundon letra.

a.k/NOA

KOMENTE