Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Errësira”, arrestohen të rinjtë që vidhnin me armë në qendër të Tiranës
English

Operacioni “Errësira”, arrestohen të rinjtë që vidhnin me armë në qendër të Tiranës

Tiranë, 30 dhjetor, NOA - Prej disa kohësh ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve që lëvizin vonë gjatë orëve të natës në kryeqytet. Vetëm mbrëmjen e djeshme Policia e Tiranës, sot ka arritur të arrestojë katër të rinj të cilët akuzohen për një numër të madh vjedhjesh të dhunshme.

Operacioni policor i koduar “Errësira”, bëri të mundur arrestimin e Shkëlzen Tahir Sinani, 21 vjeç, banues në Kukës, adoleshentit E.B, 16 vjeç, banues në Tiranë, Xhuljan Shkëlqim Gazidede, 18 vjeç, banues në Tiranë, Lorenc Arbër Barhani, 18 vjeç, edhe ky, banues në Tiranë.

Ndërkohë policia njofton se po punohet për kapjen e adoleshentit tjetër hajdut, E.C, 15 vjeç.

Të rinjtë vidhnin dyqane, ndërsa në "profesionin" e tyre bastard, nuk linin mënjanë as grabitjet, duke i kërcënuar personat me thikë në rrugët në qendër të Tiranës.

Policia pranoi se zona si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, qendër Tajvan, rruga “Myslym Shyri”, zona e “21 Dhjetorit” etj, ishin kthyer në cark grabitjesh ku ata arrinin t'u merrnin të gjitha paratë që viktimat e tyre kishin në xhepa.

Gjithashtu katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë vjedhjesh të lokaleve dhe çantave të disa shtetaseve.

Sipas policisë vetëm dje pranë “21 Dhjetorit”, kanë vjedhur minimarketin në pronësi të një qytetari nga Tirana.

Policia tha se është mundësuar edhe dokumentimi ligjor i vjedhjes në rrugën “Medar Shtylla”, në Tiranë të një qytetari.

"Në sajë të një hetimi disamujor i realizuar në ngarkim të grupit plackitës, është konkluduar se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjerin tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë realizuar vjedhjen me dhunë të disa shtetasve, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë", - i tha agjencisë NOA, një burim zyrtar i policisë së Tiranës.

Policia po heton për të dokumentuar edhe të tjera vjedhje të realizuar nga këta shtetas. Në cilësinë e provës materiale, të dyshuarve tashmë në pranga. u janë sekuestruar një sërë pajisjesh të vjedhura por jo para.

a.k/NOA

KOMENTE