English

Pasqyra e Shtypit, 30 Dhjetor 2010

Tiranë, 30 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare shënojnë ditën e sotme numrin e tyre të fundit për vitin 2010 dhe prandaj ato janë të mbushura kryesisht me artikuj analitikë për vitin që kaloi, reportazhe si edhe dossier të mbushur me fakte nga politika, jeta social-kulturore dhe ekonomia e vendit gjatë vitit që është duke u mbyllur.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i djegies së kutive të votimit të 28 qershorit 2009, falë një vendimi që ka marrë dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Gëzuar Vitin e Ri 2011”, i cili uron lexuesit e kësaj gazete për vitin e ri që nis pas dy ditësh.

“PD vendos djegien e fletëve të votimit, debatet në KQZ”, është një artikull që citon debatin e djeshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Horoskopi 2011/ Gjithçka për vitin e ardhshëm, dashuria, puna dhe shëndeti për çdo shenjë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Dje vendimi/ KQZ hap kutitë, fletët do digjen për dy muaj”, i cili flet për vendimin e marrë nga KQZ mbi materialet zgjedhore të 28 qershorit 2009.

“Prokuroria mbyll dosjen e 20 Përqindëshit tek Liqeni”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Fatos Nano dhe Xhoana Nano në 2XL për Natën e Vitit të Ri”; “Kasat fiskale, afatet për rimbursimin e bizneseve”; “Berisha: Prokuroria fle mbi 400 dosje korrupsioni” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Tërhiqet deputetja Vokshi/ Ramën e akuzova nga thashethemet e PD-së”, i cila citon deklaratat e bëra nga deputetja albana Vokshi për çështjen e Tan Leprit.

“Nëna e Bleona Matës: Vajzën e gënjeu dhe shiti kushërira e burrit” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar intervistës së vajzës së zhdukur nga Zapodi i Kukësit.

Kurse “Aurela Gaçe: Publiku nuk mund të manipulohet dhe kolegët më uruan pa u shpallur fituesi”, flet për reagimin e fitueses së Festivalit 49 në TVSH për vendin e parë.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Fotot e para të kioskave në Parkun Rinia dhe Përurimi i Tiranë-Durrës më 1994”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Fletët e votimit digjen më 7 janar”, i cili tregon incidentin e djeshëm të deputetit socialist.

“Rinasi humbet ekskluzivitetin e fluturimeve” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon marrëveshjet e palës shqiptare me koncesionarin gjerman.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prokuroria rrëzon akuzat e Vokshit për 20%”, “Berisha sulmon Ina Ramën me fjalët që i tha Sollakut” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Zgjedhjet e 28 qershorit, KQZ i jep fund debatit”, i cili pasqyron vendimin e djeshëm për djegien e kutive të procesit të fundit zgjedhor në vend.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Speciale/ si po pritet Viti i Ri në qytete”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Të përndjekurit, 557 personat që përfitojnë dëmshpërblim”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 30 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE