Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulon se kishte në vesh një perlë të nënës prej 41 vjetësh
English

Zbulon se kishte në vesh një perlë të nënës prej 41 vjetësh

Athinë, 30 Dhjetor, NOA- Calvin Wright, mëson në mbante prej 41 vjetësh në veshin e tij një perlë të vogël nga gjerdani që i përkiste nënës së tij.

Zbulimi i çuditshëm është bërë nga një infermiere që ka gjetur objektin e çmuar në kanalin e veshit të Calvin gjatë një vizite në spitalin Shën Maria në Athinë, pasi ai vuante nga bronkiti akut.

"Në fillim infermierja ka menduar se ishte një copë pambuku– ka thënë Calvin, - por kur ajo filloi ta tërheqë me piskatore, vuri re se ishte një gjë e fortë dhe e rrumbullakët. Në një moment ajo tha: "Unë mendoj se është një perlë”.

Objekti ndodhej në veshin e Calvin që nga mosha 5 vjeçare, kur kishte pasur një grindje mes tij dhe së motrës. Në atë kohë familja jetonte në Çikago

"Motra ime Regina. thyen gjerdanin e nënës sime. Më kujtohet shumë mirë, kur dadoja jonë mbledh të gjitha perlat, përveç dy perlave ato të cilat motra ime i fut në veshin fëmijët tim".

Calvin thotë se ai filloi të qajë, pasi perlat nuk dilnin nga veshi, kështu që nëna e tij thirri mjekët. Por ata arritën të heqin vetëm njërin.
Mjekët thonë se është gati një mrekulli që objekti në fjalë nuk ka shkaktuar gjatë gjithë kësaj kohe dëmtime në vesh.

a.e./NOA

KOMENTE