Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spektakël marramendës fishekzjarrësh, mbërrin Viti i Ri në Australi
English

Spektakël marramendës fishekzjarrësh, mbërrin Viti i Ri në Australi

Sidnei, 31 dhjetor, NOA – Pikat më të larta të gjirit të Sidneit në Australi janë pushtuar sot nga miliona sy të turistëve dhe vendasve të cilët kanë përjetuar spektaklin marramendës të fishekzjarrëve që lajmëruan për të gjithë ardhjen e Vitit të Ri në Australi. Mijëra turistët e mbërritur në kryeqytetin australian, i janë bashkuar festimeve në vigjilje të vitit të ri, dhe spektaklit të fishekzjarreve që u hodhën nga ura e famshme e Sidneit dhe pushtuan qiejt e kontinentit të largët për mëse 13 minuta. Ashtu sikundër është traditë spektakli i fishekzjarreve mori jetë në urën Harbor të Sidneit dhe Shtëpinë e Operas.

Por duke qenë se në Australi Viti i ri vjen në mes të diellit të nxehtë, turistët kishin marrë edhe masa mbrojtëse që në pritje të ndërrimit të viteve të mos digjeshin nga rezet e nxhehta të diellit australian.

E duke qenë se Viti i Ri në mbarë globin vjen më parë në Australi dhe Zelandën e Re, me orën lokale, miliarda sy si çdo vit kanë ndjekur spektaklin Live nga ekranet e mbarë botës që transmetonin mbërritjen e mysafirit të ri nën përqafime dhe fishekzjarre.

mit/NOA

KOMENTE