English

Inter, të gjithë të gatshëm për të ndihmuar Leonardon

Milano, 1 Janar NOA - Kapiten Zanetti e mirëpret krahëhapur teknikun Leonardo: “Ka entuziazëm të madh në grup. Leo ka mbërritur dhe të gjithë lojtarët janë i të njëjtit menim, se ai është shumë i aftë dhe mbi të gjitha një person tepër i zgjuar”, - tha argjentinasi për Inter Chanel.

“Duhet të jemi të gjithë të bashkuar për t’i ardhur në ndihmë dhe teknikut. Si për atë ashtu dhe për ne do të jetë një sfidë tepër e vështirë. Viti që sapo u mbyll mund të them se ishte fitimtar për ne dhe shpresoj që i ardhshmi të jetë akoma dhe më i mirë”, - përfundoi Zanetti.

r.b/NOA

KOMENTE