English

Urgjent – Zbulohen 25 klandestinë në kanalin Otrantos, kapen 2 skafistët shqiptarë

Leçe, 1 janar 2011 NOA – Në vigjilje të Vitit të Ri një gomone është nisur nga deti në Shqipëri dhe ka arritur të mbërrijë deri në brigjet italiane me 25 klandestinë. Gomonia drejtohej nga 2 skafistë shqiptarë kurse personat në bord ishin burra, gra dhe fëmijë, që të gjithë iranianë dhe afganë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga burime zyrtare të policisë italiane. Ato treguan se në brigjet pranë plazhit të Santa Maria Leuca në lokalitetin Ciolo në Leçe, u bë zbulimi i gomones plot me klandestinë, natën pak para se të mbërrinte viti i ri.

Policia konfirmoi se ka arrestuar dy skafistët shqiptarë. Gjithashtu u sekuestrua gomonia dhjete metra e gjate me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.

Kurse 25 klandestinët u dërguan në “Don Tonino Bello” një qendër strehimi në Otranto, për t’u dhënë ndihmën e parë. Mes tyre kishte disa fëmijë.

j.m/e.r/NOA

Lexoni shqetesimet qe ngre policia italiane

KOMENTE