Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigrantë, kthehuni në shtëpitë tuaja!
English

Emigrantë, kthehuni në shtëpitë tuaja!

Nëse kriza ekonomike globale ishte tema kryesore e vitit 2009, viti që lamë pas duket se ka moton “Të huaj, kthehuni në shtëpi!”

Nga Daisy Sindelar

Shteti jugperëndimor i Arizonës në Shtetet e Bashkuara, në pranverë miratoi Ligjin për migracionin. Ligji i lejon policisë që të kontrollojë apo bastisë njerëz, për të cilët dyshon se mund të jenë imigrantë të paligjshëm.

Në kryeqytetin rus autoritetet vendore kërkuan që pjekja e mishit në hell apo therja e bagëtive për festa tradicionale të bëhet brenda mureve të shtëpisë.

Këto praktika janë cilësuar të papërshtatshme me traditën ruse. Por, ka qenë kryeministrja gjermane, Angela Merkel, e cila në vjeshtën e këtij viti tha atë që shumëkush në Evropë ishte përpjekur të mos e artikulonte:

“Natyrisht, qasja shumëkulturore, ku secili jeton bri njëri-tjetrit i lumtur, ka dështuar, ka dështuar plotësisht”, tha Merkel.

Komentet e kancelares gjermane ishin në linjë me konservatorizmin në rritje dhe një frymë anti-imigrantëve.

Odre Singer, eksperte migracioni në Institutin Brookings në SHBA, e lidh retorikën në rritje kundër të huajve me krizën financiare.

“Po shohim një recesion global. Trendët e migracionit ndryshojnë gjatë recesionit. Imigrantët kthehen në cak të lehtë të pasigurisë së njerëzve. Në shekullin XXI problemet e migracionit duket se janë më të lidhura me shqetësimet e sigurisë, por edhe ato sociale, ekonomike e kulturore”, thotë Singer.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit llogarit se janë 214 milionë imigrantë në të gjithë botën. Nëse migracioni vazhdon me këto ritme, ky numër në vitin 2050 do të arrijë në 405 milionë. Kjo rritje shpjegohet dhe me plakjen e popullsisë në vendet e industrializuara.

Alesandro Sili, drejtor i Etnobarometrit, një rrjet kërkimor ndërkombëtar me qendër në Romë, thotë se migracioni është një fenomen i pakthyeshëm.

“Imigrantët do të vazhdojnë të vijnë, madje më shumë se në të shkuarën. Çështja nuk duhet të jetë se si do t’i ndalim ata, por si duhet ta menaxhojmë bashkëjetesën. Çfarë lloj jete iu ofrojmë?”, shprehet Sili.

Pashmangshmëria e imigracionit ngre një mori sfidash që kanë në thelb pyetjen: A duhet të presim që imigrantët të bëhen si ne?

Gjermania, vendi ku jetojnë rreth 11 milionë të huaj, duket se ka dështuar në integrimin e atyre që fillimisht erdhën si punëtorë të përkohshëm nga Spanja, Portugalia, Turqia, Jugosllavia. Erdhën si të përkohshëm, e kanë mbetur aty edhe pas afro pesë dekadash. Gjatë kësaj kohe ata kanë jetuar të ndarë, pa qenë pjesë reale e shoqërisë.

Komentet e Merkelit për dështimin e qasjes shumë-kulturore u pasuan nga botimi i një libri, në të cilin imigrantët myslimanë cilësohen si të paarsimuar dhe po dëmtojnë shoqërinë gjermane. Autori i librit është një nga bankierët më të njohur gjermanë.

Roderik Parkes, drejtuesi i Institutit për Çështje Ndërkombëtare e të Sigurisë në Bruksel, thotë se qeveritë mundë të shkojnë larg me kushtet ndaj imigrantëve, veçanërisht nëse janë të përfshirë edhe në procesin e përcaktimit të vlerave të tyre tradicionale kulturore. Kjo e fundit mund të jetë një proces i komplikuar.

“Ajo çfarë po shohim është se shumë qeveri në të gjithë Evropën po përpiqen ta përkufizojnë vetveten në mënyrën që nuk e kanë bërë kurrë më parë. Mund të themi se jemi duke parë nivele të ndryshme të shtetndërtimit kulturor. Objektivisht, nuk mendoj se mund të flasim për një kulturë dominuese. Kultura është një përcaktim i rrëshqitshëm. Për arsye politike, ajo që po shohim është se ata po bëjnë diçka të pakëndshme dhe jo rrallë subjektive”, thotë Parkes.

Debati në Shtetet e Bashkuara është i ndryshëm, pasi duket që atje gjithkush mund të jetë amerikan.

“Mendoj se ajo që besojnë njerëzit është se mund të jesh gjithçka, e njëherësh të jesh amerikan. Mund të jesh kinezo-amerikan, meksikano-amerikan, irakiano-amerikan. Ju mund t’i ruani traditat nëse doni dhe njëherësh të jeni pjesë e diçkaje më të madhe”, thekson ekspertja amerikane Singer. /rfe/

KOMENTE