Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gabimi i pilotit, alarm në Kongresin amerikan
English

Gabimi i pilotit, alarm në Kongresin amerikan

Uashington, 2 janar 2011 - Kongresi i Shteteve të Bashkuara është evakuuar për një kohë të shkurtër, pasi piloti i një aeroplani udhëtarësh gabimisht e kishte ndryshuar frekuencën e radios, dhe kishte humbur lidhjen me kontrollin e fluturimit, njoftoi agjencia federale e aviacionit në SHBA.

Zëdhënësi i agjencisë, Xhim Piters, tha se rasti po hetohet. Agjencia dhe shërbimet sekrete tashmë e kanë marrë në pyetje pilotin për të parë se si ka ndodhur gabimi.

Aeroplani, i cili fluturonte nga Hilton Hed në Karolinën e Jugut, për 15 minuta mbeti pa radio lidhje me qendrën e kontrollit teksa po i afrohej aeroportit "Ronald Regan" në Uashington.

Në Kongres, i cili është i mbyllur për shkak të festave, nuk ndodheshin shumë njerëz, raportoi radio Free Europe.

KOMENTE