Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen me heroinë, i bëjnë zbor policisë në ndjekje
English

Kapen me heroinë, i bëjnë zbor policisë në ndjekje

Vicenza, 2 Janar 2011 NOA – Një i ri shqiptar dhe shoku i tij italian, kur kanë parë se po ndiqeshin nga policia, duke dashur t’i shpëtojnë ndonjë arresti të mundshëm për posedim droge të fortë, i kanë bërë zbor agjentëve policorë për minuta të tëra.

Ngjarja ka ndodhur në Vicenza por të dyshuarit nuk ia hodhën dot sepse ranë në pranga pak më vonë.

Ata janë Jurgen Bici, emigrant shqiptar 21 vjeçar me qëndrim të rregullt në Itali dhe Alberto Menti, shtetas italian, rezident në Valdagno.

Që të dy u kapën në automjetin që drejtohej nga i riu italian, me dy gramë heroinë e gatshme për konsum.

Policia tha se u detyrua të përballet me vështirësi në kapjen e tyre pasi gjatë ndjekjes dy të dyshuarit refuzuan të ndalojnë dhe me makinën e tyre kanë bërë dredhi për disa minuta derisa më vonë u dorëzuan.

j.m/NOA

KOMENTE